Nga Ragip RUGOVA
Mos u ngutni të gjykoni. Edi Rama po flet ashtu si duhet të flas një politikan i rryer dhe një udhëheqës përgjegjës i cili është i vetdijshëm për realitete të caktuara që nuk mund të anashkalohen lehtësisht – ashtu si do të dëshiroja unë apo si do të deshiroje ti! Nuk mund të presësh nga kryeministri i shtetit shqiptarë të shprehet ndryshe për një gjendje që pasqyron një realitet historik që fuqishëm influencon edhe të sotmën tonë shtetrore dhe kombëtare… Për një gjendje që paraqet një rrethim specifik gjeopolitik me të cilin kemi ndërlidhje shumë dimensionale dhe shumë shtresore; ndërlidhje të shumta si ato të zorrëve në bark.
Gjithsesi, duke folur kështu kur për kështu e kërkon puna, ky duhet të dijë dhe besoj se do të dijë të shprehet dhe të veprojë edhe ndryshe, kur kjo është e domosdoshme – kur këtë e kërkon situata! Tani, në një paraqitje të tij afirmative para një mediumi Turk, paraqitje për lidhje historike që kemi me këtë shtet, religjion dhe kulturë, lidhje që kanë lënë degët e veta në kombin tonë e që nuk zhbëhën lehtë, dhe të cilat – lidhjet – si realitet i pa mohueshëm – duhen kapitalizuar për bashkpunim dhe përfitim të dyanshëm – gjë që është më së normale, duke folur kështu – si e lypë momenti dhe si e lypë puna, ai – si kryeministër i shtetit, nuk po i përndjekë me asgjë ata që shprehin rezerva ndaj Islamit (politik) për shkak të potecialit negativ që ka apo që mund të ketë!
Secili le ta thot dhe le ta bëjë atë që mendon se i duhet dhe që i takon të thot dhe të bëjë.