Ballina Aktualitet Ndahet nga jeta Rita Marko!

Ndahet nga jeta Rita Marko!

Nga Muharrem XHAFA

Rita Marko u nda nga jeta në moshë afër një shekullore. Ishte njëri ndër udhëheqësit e partisë e të shtetit socialist shqiptar perkrah Enver Hoxhës, anëtar i Byrosë Politike të KQ të PPSH-së nga Kongresi i tretë i saj dhe deputet i Kuvendit Popullor nga legjislatura e dytë (1950).
I lindur në Dishnicë të Korçës, Rita Marko, që në moshë të re, ishte organizator në shoqëritë punëtore të kohës, përqafoi idetë përparimtare e komuniste dhe në prill 1942 pranohet anëtar i PKSH-së. Mori pjesë në LANÇ dhe për merita të veçanta ngarkohet me përgjegjësi të larta politike e ushtarake në Brigadën e lV Sulmuese (1944).
Pas çlirimit të Atdheut nga pushtuesit nazifashistë, Rita Marko ka kryer detyra e funksione të rëndësishme në organet e partisë e të shtetit në bazë e në qendër : Sekretar i parë i KP të rrethit të Korçës (1949); Sekretar i parë i KP të rrethit të Durrësit (1966-1970); Sekretar i KQ tê PPSH-së (1950-1966); President i Bashkimeve Profesionale tê Shqipërisë (1970-1982); Nënkryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982).
Kur PD-ja mori pushtetin, Rita Marko u burgos dhe i vuajti të gjitha vitet e dënimit dhënë nga “Gjyqi i kafeve”!
Pas përmbysjes së socializmit, Rita Marko i qëndroi besnik dhe nuk iu bashkua “korit të zi” të luftës kundër Enver Hoxhës e socializmit, qëndrim që e bën të qartë në librin e tij të fundit : “Në dy kohë”!
I paharruar kujtimi i Rita Markos!

Më 15 qershor 2018