Ballina Sport “Rusi 2018”

“Rusi 2018”

MOSKË (AA) – Me ndeshjen mes nikoqires Rusisë dhe Arabisë Saudite, nesër fillon Kampionati Botëror në futboll, në të cilin për titullin e kombëtares më të mirë në botë do të garojnë 32 ekipe, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja e parë do të luhet në stadiumin “Luzhniki” në Moskë, ndërsa drejtësinë në fushë do ta ndajnë ekipi argjentinas i referëve i kryesuar nga Nestor Pitana, i cili ka referuar edhe në kampionatin e kaluar në Brazil.

Gjatë Kampionatit Botëror do të zhvillohen gjithsej 64 ndeshje ndërsa finalja është caktuar për datën 15 korrik, gjithashtu në Moskë.

Në fazën e parë të kampionatit në tetë grupe deri më 28 qershor do të luhen gjithsej 48 ndeshje ndërsa nga dy kombëtare më të nga grupet do të kualifikohen në të tetën e finales.

Faza e dytë e kompeticionit fillon më 30 qershor, nga ku fituesit e atyre ndeshjeve avancojnë hap pas hapi drejt finales. Ndeshjet e fazës së ardhshme do të luhen në bazë të skemës së përcaktuar më parë.

Ndeshja për vendin e tretë, në orar është një ditë para finales, më saktësisht më 14 korrik dhe do të luhet në St. Petersburg.