Presidenti Thaçi uron besimtarët për festën e Fitër Bajramit

I pari ndër të gjithë ishte Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili i uroi parapak minutash besimtarët muslimanë për Festën e Fitër Bajramit.

Në mesazhin e tij të urimit shkruan:

”Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, një muaji me përplot përkushtim, adhurim, devotshmëri dhe fisnikërim shpirtëror, vjen edhe festa e Fitër Bajramit.

 Besimtarëve myslimanë ua uroj këtë festë, duke ju dëshiruar sa më shumë tolerancë, mirëkuptim dhe mirëqenie në familjet e tyre.

Qytetarët tanë, pa dallime etnike dhe fetare, çdoherë e më shumë po i forcojnë dhe kultivojnë vlerat e përbashkëta në shërbim të paqes.”

HTH