EMRI YT

Nga Besnik Meta

Emri juaj,
më është skalitur,
në kujtesë,
zemër,
shpirtë.

Çuditërisht,
më del,
më fanitet,
orë e çast
edhe kur lodhja,
mundimi,
peng më mbajnë.
Çuditërisht,
në këtë botë,
mbushur me çudira,
brengë e lotë,
emri yt,
shumë gjëra më thotë…