Nga VALBONA HYKAJ
Pasha syfyret që t’i zgjova,
Pasha iftaret që t’i shtrova,
Pasha lutjet që t’i drejtova,
Pasha faljet që t’i kërkova,
Pasha etjen që ta durova,
Pasha gjuhën që të përmenda,
Pasha zemrën që të mban brenda,
Pasha shpirtin që të skaliti,
Pasha mendjen që të përndriti,
Pash’ çfar ka toka përmbi,
Pasha stinët që ndërrohen,
Pasha ajetet që lakohen,
Pasha suret që këndohen,
Pash’ këtë verë që të mbajti në gji,
Pasha Atë që të solli ty,
Pasha atë Zot që kemi përmbi,
Pasha diell e pasha hënë,
Pashë besën që më ke dhënë,
Pashë thesaret që të rrethojnë,
Pashë engjëjt që të mbulojnë,
Pashë çfarë fsheh qielli e toka:
Dëshmoi Zotit që të agjërova,
Dëshmoi Zotit, që unë e dua,
Dëshmitar, bëhu për mua!