ÇIBUKU I MARK GJOMARKAJ

Nga Leon MOLLA – Francë

Mark Gjomarkaj ishte djali i madh i Kapidanit të Mirditës Gjon Marka Gjonit, ishte Ministër Shteti në vitin 1943 dhe Kryetar i Komitetit të Maleve (Lidhja Kombëtare e Maleve) kundër regjimit komunist i cili ngriti në këmbë mbarë Mirditën dhe Veriun e Shqipërisë kundër komunizmit.

U vra në front kundër komunistëve me 13 qershor 1946 në Bojdine të Prosekut, Mirditë.

Nga gjërat përsonale ka mbetur vetëm Çibuku i tij i cili në vitin 1945 në një vizitë tek Nikoll Ndrec Leti nga Kullaxhi, Reps (Nip i Preng Ndrec Mollës) i dhuroj Çibukun e vet Mark Gjomarku dhe këtë Çibuk Nipi im Nikoll Ndrec Leti ma dhuron mua më vitin 2001 të cilën e mbaj me kujdes si një relike e veçantë dhe me histori.