Ballina Sport VLLAZNIA PERFUNDOJ NË FERRIN E MERITUAR

VLLAZNIA PERFUNDOJ NË FERRIN E MERITUAR

Më mirë një fund i tmerrshëm se një tmerr pa fund!

Nga Prelë MILANI – Shkodër

Liburna” jone e zemrës prej vitesh kishte marrë një udhë pa kthim, prandaj përfundimi i saj në Ferr nuk është rrufe në qiell te hapur , as tragjedi aksidentale por një fundosje graduale në sy të gjithëve.
Të këndosh për historinë motit shkuar të udhëtosh pa busull me stilin e vjetër socialist në detin e llahtarshëm të futbollit borgjez është aventurë Donkishoteske.
Tash më kopeja që gabimisht mban në qafe këmborën me mbshkrimin “Vllazni shkoj të kullosë në ograjën që meriton.
Nuk ka vend më as per vajtime qyqane, as per rrufe shpaguese.
Kush që do futbollin shkodranë dhe i thërret logjikës se kthjelltë me plot gojën ka të drejtë vikasë.
Kujt i duhej një Vllazni zvarranike pa gjak me brekë nëpër këmbë një rriqën llupëse në shpinën e kockë e lëkurë të taksapaguesve të qytetit tonë?
Kujt i duhej një Vllazni zhelamane si qerre pa buaj në mëshirë të klluçit?
Kujt i duhej një “Vllazni” e gjithkujt dhe askujt e drejtuar nga një stan batakçish?
-Bashkisë se Voltanës i mbeti dopjo gjashta ne dorë, ndonëse thuhet gjithë andej se ka qenë një nga ekipet me të mire paguara të kategorisë sonë elitare.
Mëkati më i madh i Bashkisë është se asnjëherë nuk duhet ta marrte Vllazninë si lopë Kryegjeje.
“E grazhdisi bujarisht me tagji dhe koncentrate” dhe nuk mori as gjë prej saj veç bajgat.
Ku shkuan paratë kujtohemi të pyesim tani pas 7 vitesh si majmuni me habi ç’u bë sheqeri qe u shkri në gotën e ujit ?
Futbolli është biznes dhe biznesit duhet t’i përkasë.
Dështimi futbollit tashmë në djep thyer në Shkodër është vepër e ligë e biznesmenëve bark te mëdhenj e zemër vegjël të Shkodër Loces .
. Po qe shkodranë i bën të gjitha !
Sot pas këtij klishi mburravec nuk mund bilbilojë askush, përderisa Vllaznia e futbollit përfundoj në greminë dhe kërrkush nuk e zgjati dorën per ta shpëtuar.
Ju shkodranë koprrac të botës së biznesit si latë të shembet e të bjerë në baltë bazilikën e vjetër pa të cilën ky qytet do thirrej e do thirret Shkodra e shkkjeptë (e çalë)
Zotni të vjetër e borgjez te ri haram u qoftë si nuk e morët per dore të loçkën por e latë me katër rrugëve si vejushë të mjere e pa përkrahje.
Vllazninë Zonjë në demokraci bënë tervesë mëdhenjtë Myftar Çela dhe Valter Fusha të cilët “çuditërisht” as njeri nuk ishin shkodranë te vjetër:Madje fatkeqësisht dhe vetëm per ketë fakt pati jo pak xhelozia të shoqëruar edhe me gur nën rrota.
Nga Vdekja e njërit dhe divorci i tjetrit përfundimisht Shkodra mbeti jetime pa as një trofe por çfarë është dhe më dramatike edhe pa “ Vllazni”.
Mjerisht futbolli ka degjeneruar në bixhos të në cilin futë duar deri në berryla edhe politika duke na sërvirur shfaqe teatrale banale siç qenë sorumet , e Kukësit, Korçës, Laçit, por edhe në karhun tjetër te Partizanit.Vlores etj. Vlllaznia ra që në ndeshjen me Kamzën duke falimentuar në shtëpinë më saj më të mirën e më komoden qe ka ky vend i çuditeshe me emrin Shqipëri.
Duke revokuar madhështinë dikurshme të “Romës së vjetër”(Vllaznisë), e din një zot se çfarë u luajt në prapaskene,por vetëm futboll jo sidomos në këto tre javët e fundit.
Vllaznia shkoj drejt vdekjes në mënyrën më të shëmtuar, pa pike dinjiteti e qyrravitur, brekëlagur, duke qarë me lot duke u puthur këmbët e kampionëve, nën kampionëve, e laçiave që u treguan bujarë më shkodranë se vetë kuqebluhtë me vetën e tyre.
E keqja ndodhi por ajo mund të thellohet nëse nuk merren masa konkret urgjente dhe nuk nxirren mësime.
Po nuk u privatizua Klubi ka rrezik që “Vlaznia” të endet në inferiore si çifuti në shkretëtirë duke mos gjetur dot rrugën e rikthimit ne mesin e parikve ku duhet të jetë.
Çdo keqe ka një të mirë. Rrëzimi 2018 i Vllaznisë është një njollë e zeze e dyta per nga madhësia ne historinë e lavdishme te këtij ekipi lavdiplotë, ajo që u bë nuk ç’behet më.

Vllaznia duhet ringritur drejt majave urgjentisht prandaj më mirë një fund i tmerrshëm se një ferr pa fund.

Shkodër, 24 maj 2018