Djalë Tirane e nip Drenice,
Lulzim Basha n’ballë t’çdo sfide.
E kemi dhandër të Labërisë,
Një nga elitat e Shqiptarisë.
Me bekimin e Perëndisë,
Është vet’ nuri i bukurisë.
Lulzim Basha – një yll në ngjitje,
N’ballë t’proçeseve demokratike.
Gjimnazist n’ Lëvizje të Dhjetorit.
Firmtar edhe në Rrugë të Kombit.
Si fisnik në mbajtje të fjalës,
Për Tunelin gjigand të Krrabës.
E vlerësoj Kosova për Pavarsinë
Me “Qytetar Nderi “në Prishtinë.
Për meritat euro-atlantike,
Dekorat’ edhe në Londrën mike.
Dibra e Madhe e pret si djalin e vet.
Brukseli e Uashingtoni i japin respekt.
Mirënjohje nga Haradinajt e Deçanit,
Nga Vjosa deri në brigje t’Vardarit.
Djalë i artë i Demokracisë,
Dija e djersa t’u baftë dritë.
Lulzim Basha, djalë kombëtar
Koha shqiptare t’kërkon në ballë.
Deçan, 12 qershor 2013
____________________
Kjo këngë popullore, e shkruar në Deçan më 2013, në ditëlindjen e Lulzim Bashës dhe me rastin e dekorimit të tij me titullin “Qytetar Nderi” i Deçanit. Autori i kësaj është anonim, si shpesh herë në krijimet e këngëve popullore.
Teksti i kësaj kënge popullore u botua në qershor 2013 edhe nga gazetat “Voal Online Zëri i Shqiptarëve” ne Zvicër dhe nga “Fjala e Lirë” në Londër.