Telekronikë e sotme e RTSH
30 vjet pas aktit barbar të varjes nga regjimi komunist, Havzi Nela, mësuesi e poeti i fjalës së lirë, rikthehet në Kukes, në bronz.
“Për mua si vëlla, sot e kam të gjallë” tha vëllai i tij Shukri Nela. “Havzi Nela është biri i gjithë Lumës” u shpreh mes emocionesh ai.
“Dikur në këtë vend në ’88 kemi derdh lot pikëllimi dhe po në këtë vend sot kemi lot gëzimi” thotë mbesa e Havzi Nelës. ” Unë jam rritur me letrat e dajës kur ai i shkruante nënës tonë. Fjalët e para që kam lexuar kanë qenë: “I dashur daja im Havzi” shton ajo. Debati për vendosjen e bustit të Havzi Nelës ka kohë që ka lindur, por u bë i mund vetëm tani falëmbështetjes së Bashkisë së Kukësit. Skulptori Ilmi Hoxha thotë se këtë emocion e ka pritur para shumë vitesh. “Sot ishte konkretizimi dhe unë jam shumë i kënaqur. Kryesorja e është se Havziu u bë pjesë e këtij qyteti” thotë ai.