FONDACIONI PLAVË GUCI DHURON 54 BURSA PËR STUDENTËT E PLAVË GUCISË

Fondacioni Plavë Guci po vazhdon traditën dhe misionin e vet në shërbim të komunitetit dhe diasporës, e me fokus dhe prioritet të veçantë në shërbim të vendlindjes.
Shoqata e jonë këtyre ditëve bëri edhe një veprim tjetër në shërbim të vendlindjes dhe rinis tonë në Plavë Guci.
Fal mirëbesimit të ndërtuar mes nesh ndërvite, por edhe duke vazhduar traditën e Fondacionit Plavë Guci, ne ndamë bursa për studentët tanë që studiojnë në fakultet e rajonit.
Të premten me 8 Qershor 2018 në ambientet e Fakultetit te Filologjisë ne Prishtinë përfaqësuesi i Fondacionit Plavë Guci dhe njëherit dhe anëtarë kryesisë zt Shkumbim, Hasangjekaj bëri ndarjen e 55 bursave në shumë të $250.00 për çdo student përfitues.
Shuma totale e mjeteve të dhuruara ishte $13,750 mjete këto të tubuara përmes fushatës gjegjësisht aksionit të hapur të FPG ishte $8,330.00 ndërkaq $5,420 u dhuruan nga buxheti bazë i Fondacionit Plavë Guci.
Mjete tuaja të dhuruara të nderuar bashkëvendës janë mjete dhe investim i çmuar dhe me vlerë, ky investim në shkollimin e rinis tonë sado modest që ju duket tani është investim në ardhmëri, në rinin tonë që lind, rritet dhe jeton në vendlindje.
Fondacioni Plavë Guci edhe njëherë falënderon donatorët që dhuruan për aksionin për Studentët, dhe njëkohësisht shpreh konsideratat më të larta për besimin dhe përkrahjen tuaj të vazhdueshme.
Duke ditur se puna dhe angazhimi i ynë është vullnetarë dhe bazohet në donacionet e diasporës ne jemi të lumtur që sadopak ishim në gjendje të ju gjendemi pran rinis tonë në vendlindje me shpresën dhe dëshirën tonë të madhe që të jemi në gjendje të kontribuojmë sa më shumë për të mirën e vendnisjes tonë të çmuar Plavë Gucinë si tërsi.

Fondacioni Plavë Guci
New York 11 Qershor 2018