Ballina Aktualitet “Bombë në legatën sovjetike”

“Bombë në legatën sovjetike”

Jeni të ftuar në përvjetorin e 25-të të gjetjes dhe nxjerrjes së eshtrave te 22 martirëve të pushkatuar me pretekstin e “bombës” në legatën sovjetike, si edhe në përurimin e botimit të dytë të plotësuar me dokumente të reja të librit “Bombë në legatën sovjetike” të historianit Uran Butka.
Promovimi do të bëhet sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar ditën e mërkurë, datë 13.06.2018, ora 11.00.
Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.
Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”.
Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politike.