Ballina Aktualitet UNIQA FORUM – TIRANË, 2018

UNIQA FORUM – TIRANË, 2018

Nga Avni PONARI

Pata kënaqësinë të mirëprisja në Shqipëri rreth 120 CEO dhe Kryetarë të Bordeve Drejtues të 40 Kompanive UNIQA Insurance Group nga 20 shtete të ndryshme të Europës.

Për rreth 1 javë në Tiranë, u diskutuan mbi mbarëvajtjen, inovacionet dhe synimet e grupit UNIQA në të gjithë shtetet ku gjigandi europian i sigurimeve ushtron aktivitetin.
Eksperienca e shkëmbyer dhe synimi i UNIQA Group për të qënë në krye të sigurimeve në të gjithë Europën, e bën UNIQA një kompani inovative me synime e strategji të qarta për 10 vjecarin e ardhshëm.
UNIQA është prezente në Shqipëri që prej vitit 2007 dhe është një investitor strategjik për të gjithë tregun e sigurimeve në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni ku operon përmes 8 kompanive SIGAL UNIQA. Një ndër temat kryesore të Forumit ishte inovacioni dhe dixhitalizimi dhe jam krenar që SIGAL UNIQA është e para kompani në Shqipëri që futi shitjen online të sigurimeve dhe sot ajo numëron 8 produkte sigurimesh online.
Cdo njeri mund të blejë direkt nga shtëpia sigurimin e shëndetit, shtëpisë, makinës apo të ketë një pension privat.
SIGAL UNIQA ka dalë me aplikacionin e ri ONLINE të dedikuar sigurimeve, ku qytetarët mund të marrin informacione rreth sigurimeve, të blejne apo të llogarisin çmimin e siguracionit si dhe të aplikojnë për dëmshpërblim në çdo moment direkt nga celulari ose kompjuteri.