HALIL KAJTAZI I KOSOVËS

Sot u nda nga ne, daja im, Halil Kajtazi. Shkrimtar, gazetar e studiues i folklorit, daja Halil gjithë jetën ia kushtoi kulturës dhe ngritjes shpirtërore të vendit tonë – njofton kryeparlamentari i Kosovës, Kadri veseli, në faqen e tij në FB.
Nuk do t’i harroj kurrë bisedat e gjata me të. Rrezatonte urtësi e kulturë në çdo gjë që e bënte e thoshte.
I paharruar do të jetë kujtimi dhe vepra që i la trashëgimi farefisit tonë dhe gjithë Kosovës. Përgjithmonë.