Nga Eleni KOCAQI – Pedagoge Durrës
Të vrasesh dhe ta justifikosh si vrasje nga dashuria, kjo është përtej marrëzise. Subjeti i dashurise eshte gati hyjnor. Dashuria është shkalla me lartë e mirësise shpirtërore të njeriut dhe miresia nuk ka lidhje me vrasjen. Te duash tjetrin do të thote te duash në radhë te parë veten dhe ta kapercesh atë, nje kapërcim i tillë qe nga fuqia shpirtërore është i jashtzakoshëm dhe realisht pak janë ata qe e arrijnë. Te duash do te thotë të sakrifikosh, të luftosh, te përpiqesh, të mundohesh te kesh durim per te fituar atë qe do dhe mbi të gjitha te falesh kur ai gabon.
Te duash dikë do te thotë të perpiqesh ta besh atë te lumtur, pasi lumturia e tij është edhe lumturia juaj. Subjekti i dashurise as nuk mërzitet jo me te vritet. Nese pala tjeter nuk te përgjigjet bej durim, përpiqu qe ta fitosh dhe kur e fiton perpiqu ta mbash, qe te mos e lesh te shkoj dhe mbajta nuk behet me dhune por me dashuri, mirekuptim, toleranc dhe respekt. Cdo gjë lejohet per te arritur ta besh dike te doj dhe per ta mbajtur ate, veç mbajtjes me dhune.
Dashuria eshte ndjesi shpirterore dhe mendore qe pasqyrohet ne gjithcka qe ne bejme ne jeten tone. Kjo ndjesi nuk mund te imponohet, pasi ndienja e dashurisë eshte nje gjendje psiqike qe është krejt e kunderta e frikës dhe dhunës, ajo ka lidhje me te ndjehurit mire dhe dhuna dhe frika nuk bënë askënd të ndihet mire, madje ajo e tmerron subjektin qe ndihet i kërcenuar per jetën dhe sa me teper i kërcënuar te jetë ai, aq me teper do largohet.
Te vrasesh nje femër është turp pasi ke vrarë dikë me te dobët se veten qe e vret kur të duash dhe kjo nuk te bënë aspak nder, është mosmirnjohje se po vret dike qe te ka dhënë dashuri, ndoshta dhe fëmije, ka ndar shtratin, ushqimin me ty, qe të ka duruar ty, qe të ka falur ty, qe te ka kujdesur ty. Nuk është vetem krim por pa besi dhe tradheti e nivelit me te lartë, pasi ajo ka pasur besim tek ty deri dhe me jeten e saj, dhe ti e ke zhgenjyer duke i fikur dritën e jetës.
Gjithe kjo e ka nje shpjegim sepse dashuria ne nje shoqeri si e jona, as kuptohet dhe jo me të perjetohet. Se lidhja ne shoqërine tonë ka bazë interesin dhe jo dashurinë dhe njeriun.
Edukimi duhet te jete me i madh ne lidhje me marredheniet ndërpersonale dhe ky edukim fillon ne familje dhe përgjegjësia per këtë eshte e prindit, sidomos e nënës se ajo eshte dielli i dashurise në një shtepi.
Femra ne shumicen e shoqerise sone trajtohet si bela, qe duhet hequr nga shtëpia dhe mundesisht ti ngecet dikujt qe ka para. Vajza eshte ajo qe duhet te marrë nje burrë dhe ai tia siguroj te gjitha, nese ka mundesi ajo te mos punoj fare, apo edhe te mos shkollohet si duhet por vetem te kete nje jete te lehte ne kurriz te dikujt tjeter.
Ketu fillon problemi se nje nënë injorante do rris meshkuj injornat dhe do jetë shkaku te gjithë te keqijave ne jeten e nje burri.
Ketu fillon problemi se janë prinderit ata qe dashur pa dashur kane çuar femijen e tyre ne rrugën e gabuar ne vend ta edukojne dhe bëjnë femijen e tyre te suksesshem, e mesojne ate se si te bej gjithçka per te hipur ne kurriz te dikujt tjetër dhe kjo jo për dashuri por per interes.
Kjo sjell si pasojë një forme te re prostitucioni qe është lidhja per interesa dhe ky lloj prostitucioni po shkatërron dhe shkerrmoq gjithë shoqerinë tonë sot, po shkaterron familjen, martesat. Krijohen lidhje te paqendrueshme mbi baza interesi, nderhyrje ne martesa, lidhje ne distancë moshe, dhe niveli qe jane te paqendrushme pasi ato zgjasin aq sa zgjat nevoja per interes dhe jo per dashuri qe sjellin si pasoje konflikte, tradhëti, pabesi, dhunë, imoralitet te nivelit me te lartë dhe gjithe te keqijat qe ka shoqeria jone sot.
Edukoni vajzat te jene zonja se nje zonjë do edukoj meshkujt e ardhshëm, per ti berë ata zoterinj.
Nje grua injorante dhe e pa edukuar eshte fatkeqsia me e madhe qe mund ti ndodh nje burri dhe nje shoqerie, pasi eshte shkaku i gjithe te keqijave jo vetem per nje mashkull, por per familjen dhe gjithe shoqerinë, madje dhe per te ardhmen e nje kombi.
Edukoni vajzat te punojne vet dhe tia dalin vet ne jetë, se duke punuar ato do jene gra te shkelqyera dhe shoqeria jone do kete me teper dashuri dhe lumturi dhe me pak konflikte.
Meshkuj edukoni djemt tuaj te jenë burra dhe te jesh burrë do te thotë te sillesh si i tille. Te jesh burre do te thote te jesh nje pike referimi e rëndesishme per jeten e nje gruaje dhe te femijes suaj. Ky status fitohet me dashuri dhe jo me dhunë.. Fati i tyre do te varet nga burreria jote. Te jesh burre do te thote te mbash pergjegjësi, te punosh, te sakrifikosh, te japesh dashuri. Te jesh burre do te thote te besh gjithçka veç dhunës që gruaja qe do te mos largohet kurrë prej teje.