Ja sa duhet të jetë tensioni normal në bazë të moshës

Presioni i lartë i gjakut është njëri ndër problemet më të shpeshta shëndetësore të kohës së tashme, ndërkaq simptomat janë shumë shpesh të padukshme.

Ndonjëherë te personat të cilët vuajnë nga presioni i lartë i gjakut nuk shfaqen kurrfarë simptomash, por ndonjëherë shfaqen të vjellat, mbushja me frymë, marramendja, dhembja e kokës dhe rrjedhja e gjakut nga hundët.

Nëse nuk e rregulloni me kohë presionin tuaj të gjakut, mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore siç janë dëmtimi i veshkave, humbja e të parit, sëmundja e zemrës, pika në zemër apo në tru.

Presioni i gjakut mund të luhatet gjatë ditës dhe në të ndikojnë faktorët siç janë mosha, gjinia dhe karakteristikat trashëguese.

Këto janë disa nga vlerat për të cilat mjekët konstatojnë që paraqesin nivelin normal:

Meshkujt:

Deri 20 vjeç – 123/76

Deri 30 vjeç – 126/79

Nga 30 deri 40 vjeç – 129/81

Nga 40 deri 50 vjeç – 135/83

Nga 50 deri 60 vjeç – 142/85

Mbi 70 vjeç – 142/80

Femrat:

Deri 20 vjeç– 116/72

Deri 30 vjeç – 120/75

Nga 30 deri 40 vjeç – 127/80

Nga 40 deri 50 vjeç – 137/84

Nga 50 deri 60 vjeç – 144/85

Mbi 70 vjeç – 159/85