Në kohë të vjetra, shumë të vjetra, njerëzit kanë llogaritur me gishtërinj, e meqë të tillë i kemi dhjetë edhe llogaritja jonë për bazë ka numrin dhjetë. Mirëpo, fare lehtë mund të llogaritet edhe me një bazë tjetër, për shembull me 6, 8 apo 12.
Në gjeometri në anën tjetër llogarisim me 60 kur i matim këndet. E kur e llogarisim kohën e përdorim 60-tën për minuta e sekonda; 24-ën e përdorim për ta ndarë ditën; 365-ën për ta ndarë vitin etj. Ja se si është arritur te këto baza.Për kohën e tyre babilonasit kanë qenë astronomë të mirë.
Në bazë të vëzhgimit të lëvizjes së Diellit, dhe në bazë të vështrimit të dukurive në natyrë ata kanë konstatuar se pas 360 ditësh mbyllet një cikël natyror, pas të cilit fillon i riu. Këtë periudhë kohore prej 360 ditësh e quajmë vit (pak më vonë kjo llogari do të përmirësohet në 365 ditë). Gjatë një viti Hëna nëpër fazat e saj kalon 12 herë, sepse një kalim nëpër faza zgjat rreth 30 ditë. E numri 12 vërtet është i përshtatshëm sepse pjesëtohet mirë, pa mbetje, me 1, 2, 3, 4, e 6.
Do të thotë se viti me 36o ditë pjesëtohet mirë me 12 në 30 ditë sa zgjat një kalim i Hënës nëpër fazat e saj. Babilonasit, si edhe popujt tjerë të vjetër, për llogaritjen e kohës e kanë përdorur kalendarin lunar, kështu kjo për ta ka qenë e rëndësishme.Pasi që vitin e kanë ndarë në 12 pjesë, babilonasit atëherë edhe ditën (pjesën e ndritshme, nga lindja deri në perëndim të diellit) e kanë ndarë po ashtu në 12 pjesë.
Sipas analogjisë, edhe nata po ashtu është ndarë në 12 pjesë, që do të thotë se një ditë përbëhet prej 24 pjesësh (pjesa e ndritshme + nata), ndërsa secilën pjesë e quajmë orë. Po edhe kjo ndarje është e përshtatshme. Në dukje, Dielli e kalon Tokën për një ditë, d.m.th. e bën një rreth përreth tokës. Një ditë zgjat 24 orë, që do të thotë se Dielli për një orë kalon rrugën prej 15 shkallësh këndore (360:12).Në fakt, edhe ndarja e rrethit në 360 shkallë rrjedh nga babilonasit.
Meqë viti i tyre i kishte 360 ditë, e për një vit mbyllet një rreth natyral, kështu edhe rrethi gjeometrik është ndarë në 360 pjesë. Edhe kjo ndarje i ka disa veti të përshtatshme. 360 pjesëtohet mirë me 2 në 180. Por, ekziston edhe ndarja tjetër 360 me 60, ndërsa 60-ta është e përshtatshme sepse trekëndëshi barabrinjës i ka këndet nga 60 shkallë. Sipas analogjisë, çdo shkallë sërish ndahet në 60pjesë, d.m.th. në minuta, e çdo minutë në 60 sekonda.
E ku numri 60 përsëri është i përshtatshëm, madje edhe më i përshtatshëm se 12-ta, sepse pjesëtohet me 2, 3, 4, 5, 6, 10, 12, 15, 20 e 30 prandaj me të llogaritet lehtë. Prandaj babilonasit më vonë nga 12-ta kanë 60-tën si bazë e llogaritjes.Pos në gjeometri, këtë bazë sot e përdorim edhe në llogaritjen e kohës dhe një orë e ndajmë në 60 minuta, ndërsa minutat në 60 sekonda./Dritarja.net