Diabeti ka pllakosur njerëzimin për mijëra vjet, dhe është përshkruar në dorëshkrimet e lashta Egjiptiane që në vitin 1550 para Krishtit. Jo çuditërisht, kjo sëmundje ishte disi e rrallë në të kaluarën. Në kohën që ndërtoheshin piramidat, nuk ishte mundësia të ushqeheshe me petulla të ëmbla si ekskluzivitet 24-orësh, ndaj edhe shumica e njerëzve mbijetuan falë një diete të thjeshtë që u shërbente si mjet jetese. Ata që manifestuan simptomat e njohura të diabetit, me shumë mundësi që ishin të prekur nga tipi 1 i diabetit (i cili përbën vetëm rreth 10% të rasteve në ditët e sotme).
Doktorët në Indi e njohën dhe arritën ta shquanin diabetin në atë kohë. Ata e quanin atë ‘madhumeha’, që do të thotë “urinë si prej mjalti”, dhe vunë re se kjo lloj përbërje do të tërhiqte edhe milingonat. Lidhja që qëndron midis diabetit dhe pankreasit do të përcaktohej në vitin 1889, kur fizikantët Oskar Minovski dhe Jozef von Mering, u interesuan për mënyrën se si pankreasi përshtatet në procesin tretës. Këta zotërinj hoqën pankreasin e një qeni, dhe disa ditë më vonë vunë re disa shtëllunga fluturakësh të vegjël që ushqeheshin me urinën e qenit, e cila ishte shumë e pasur me sheqer.
Njerëzit nuk janë të vetmit që vuajnë nga diabeti. Fatkeqësisht, edhe miqtë tanë të mbuluar me qime mund ta marrin këtë sëmundje. Maçokët dhe qenushet femra kanë më shumë probabilitet që të zhvillojnë kushtet më shumë të favorshme në krahasim me palën tjetër të tyre.
Diabeti tek kafshët ka më shumë shkaqe të ngjashme sikurse edhe tek njerëzit, kjo ka të bëjë me gjenetikën, dietën, dhe mungesën e ushtrimeve. Zotërit që i mbajnë kanë prirjen t’i trajtojnë si të vegjlit e tyre. Gjithashtu shumë kafshë mbahen larg punëve dhe nuk kanë një gjë për të bërë, përveçse të sillen rrotull shtëpisë apo ta bëjnë këtë gjë, me raste, jo shumë metra larg dhe jashtë shtëpisë. Ashtu si edhe njerëzit, kafshët kanë nevojë për insulinë për të mirëmbajtur dhe rikuperuar shëndetin.
Insulina është e llojit oral, pra që mund të merret nëpërmjet gojës, ose nëpërmjet injektimit, dhe këto janë të përshtatshme edhe për ta, por qentë në mënyrë tipike nuk i përgjigjen mirë insulinës në rrugë orale. Qentë e vegjël, zakonisht, kanë nevojë për dy doza në ditë, ndërsa qentë e mëdhenj, zakonisht mund të mjaftohen edhe me një. Por siç mund ta mendoni ky trajtim është edhe shumë, por shumë i shtrenjtë.