– VATRA, TAKIM ME Z. SIMON MIRAKAJ,ANËTAR I AUTORITETIT PËR INFORMIMIN MBI DOKUMENTET E ISH SIGURIMIT TË SHTETIT-
-FTOHET KOMUNITETI DHE TË INTERESUARIT PËR MARRJEN E FORMULARËVE PËR APLIKIM PËR DOSJET E ISH SIGURIMIT TË SHTETIT, QË TË BËHEN PJESË E KËTIJ TAKIMI-
Njoftohet Komuniteti Shqiptar në NY dhe rrethina se Vatra do të organizojë një takim me z. Simon Mirakaj, anëtar i Autoritetit Për Informimin Mbi Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit, ditën e Hënë, 4 Qershor 2018, ora 6 e 30 PM në Selinë e Vatrës, që ndodhet në adresën:
2437 Southern BLVD
Bronx, NY, 10458
Përvec Kryesisë dhe anëtarëve të Këshillit të Vatrës janë të ftuar edhe të interesuarit për Dosjet e ish Sigurimit të shtetit komunist. Z. Mirakaj do të sjellë formularët zyrtar që të intersuarit mund të bëjnë aplikmet për të siguruar Dosjet e tyre.
Takimi është i hapur.