Ballina ED/OP OH, SA DASHURI TË FORTA !!

OH, SA DASHURI TË FORTA !!

Nga Mark SIMONI

1. Nuk ka njeri që s’e di tragjedinë e Romeos dhe të Xhulitës. Bota e ka mësuar nga Shekspiri, por ngjarja ka qenë e vërtetë, dhe aspak letrare. Bash në Montechio është kështjella e Xhulitës, dhe pak më tutje e Romeos, (zona e Veronës, ku jetonin fiset e montegëve dhe kapuletëve).

2. Diku nga 1992, një çift të rinjësh çuditi opinionin italian. Ngjitjen e tyre në altar e dhanë gjatë mediat dhe i bënë diskutime pa fund nëpër forume. Një vajzë 19 vjeçare, infermiere në një spital të Milanos, nga një pakujdesi e saj e shërbimit, transmeton virusin AIDS tek një pacient, bashkmoshatar i saj. Nga dhimbja e madhe vajza vendos ta shpërblejë të sëmurin me dashurinë e saj, dhe shkojnë në kishë e venë kurorë. Djalit, gjesti i vajzës iu duk tepër sublim, dhe dashurinë e saj e përjetoi më shumë dhe më fort, se sa tmerrin e alarmit të vdekjes.

3. Para ca ditësh diplomohet në Itali, 82 vjeçari Italo Spinelli, nga Macerata. Kishte 5 vite që pati humbur të shoqen (Angela), që e donte shumë. Dhe nga ajo kohë, Spinelli vendosi të studiojë filozofi dhe teologji, (pra hyri në Universitet), që të zgjidhte një pikpyetje të madhe që kishte në vete. Donte të mësonte, nga tërë ato libra dhe dije të mëdha e të pafund se, a do të mund ta takonte përsëri të shoqen, Angela-n, atje në botën e përtejme? E kishte marrë shumë malli.

OH SA DASHURI TË FORTA më të tjera na bëjnë të kuptojmë përherë e më tepër shenjtërinë e dashurisë, asaj ndjenje aq të fortë, që ka mrekulluar pa fund, ka frymëzuar aq ndjenja dhe histori, apo dhe tronditur pa masë miliona e moliona njerëz.