Nga Arben Sylejmani
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali nuk shpreson se Kosova do të marrë liberalizimin e vizave brenda këtij viti.
Sipas tij, Qeveria e ka ditur një gjë të tillë, por ka luajtur me ndjenjat e qytetarëve.
“Qeveria jonë dhe mediat e shitura tek Qeveria, të gjitha këto i kanë ditur, por megjithatë luanin me ndjenjat e qytetarëve të papunësuar. Madje Liberalizimin e shitnin në opinion edhe si të drejtë punë në UE. Pra të drejtën për turizëm në Zonën Shengen, e opinionit ja paraqisnin edhe si të drejtë në punë në shtetet e Shengenit. Pra, ishte një lojë e poshtër të cilën, veç Thaçi dhe mediat e opinionistë e tij dijnë ta bëjnë. Dhe ata tash heshtin. Fare nuk merren me këtë çështje. Aty këtu disa politikan të paskrupullte japin disa deklarata sa për sy e faqe në stilin “në qershor presim lajme të mira” apo “deri në fund të këtij viti do ta marrim Liberalizmin”, deklaroi ai.
Ai madje thotë se për vizat, Kosova humbi mbi 8200 hektarë tokë.“E ajo me kryesorja është se ne i humbëm mbi 8200 hektarë pa nevojë. Bile kishte edhe protesta të organizuara nga disa “opinionistë milionerë të pavarur” dhe “OJQ milionere të pavarura” të cilat bënin presion edhe më shumë në shoqëri për t’u falur ato toka. Unë besoj se këto ishin të orkestruara për ta pastruar Thaçin, sepse falja e tokave edhe sipas Kushtetutës në fuqi paraqet tradhti. Me fjalë tjera, procesi i demarkacionit e vuri në pah në mënyrë të qartë jo vetëm skenën politike tonën, por edhe shoqërinë se në çfarë derexhe kemi mbërri”, shtoi Tali. (BotaSot)