Ballina Diaspora Kanë thënë për tregimet e Sami Milloshit

Kanë thënë për tregimet e Sami Milloshit

Zija Cela:

Brumi shqiptar dhe stili në thjeshtësinë që ka përgjithësisht tregimi amerikan.

Sulejman Mato :

Tregimi yt ka një tip të veçantë që mund ta gjesh vetëm në një vend me demokraci të lartë si Amerika.

Klara Buda :

Veçantia që e shton kuriozitetin nuk qëndron vetëm tek fakti se janë tregime “për ngjarje” insolite”, por se ato sjellin grimca qytetërimi që mungojnë në humbëtirën tonë primitive.

Hamit Aliaj:

Plot jetë i ke të gjitha tregimet që ke publikuar Sami!

Arber Ahmetaj:

Një tektonikë shpirtërore përvëluese, por edhe purifikuese. Heronjtë e vrarë të personazheve të tua marrin jetë e bëhen frymëzues për lexuesit.

Preng Maca:

Prozë e shkriftë dhe mjaft e besueshme.

Tregimi juaj të mban pezull, sikur ndodh me letërsinë e vërtetë.

Nexhip Ejupi :

Mrekullisht, të befason me gjetjet!

Roland Gjoza :

Në tregimet e tua, Sami, ka shumë njerëzillëk dhe dashuri të vërtetë. Të lumtë, njeri tregim më i bukur se tjetri.

Valdete Antoni :

Ti i përcjell këndshëm emocionet, të përjetosh situatat aq sa pranon të jesh ketri…

Inajet Shehu :

Lexohesh me një frymë Sami i dashur. Je shumë njerëzor dhe kap tema krejt të veçanta. Tregimet e tua kanë brenda gazin dhe pezmin.

Bashkim Dervishi :

Sa i sinqertë, sa art i BUKUR!

Klodeta Janaqi :

E kisha harruar një çast virtytin e artistit për të përshkruar gati në hymn ngjarjet nga jeta e përditshme. Të falenderoj!

Burbuqe Myftiu :

Kisha kohë që nuk kisha lexuar shkrime të këtij kualiteti në  gjuhën shqipe. Vazhdoj ta pëlqej stilin e rrëfimit.

Sofi Kolgjini :

Pena juaj është magjike.

Thanas Medi :

Shpirt poetik i derdhur në prozë, më befason përherë.

Sefedin Cela :

Sinqeritet, dashuri, thjeshtësi, si kartë identiteti për veten.

Albert Nikollay:

Mos ndalo, por shkruaj. Nuk i ikën dot fatit tënd prej narratori.

Ramiz Gjini :

Shumë i bukur tregimi, shkruar me finesë. (“FITORJA E FUNDIT E HUMBËSIT”-. Shënimi im, S.M.)
Jepja dikujt ta përkthejë në Anglisht dhe jam i bindur që botohet në revistat më prestigjioze të Amerikës. Dhe nuk e them kot. Madje, edhe në se nuk do të shkruash kurrë më tregim të këtij niveli, ” don’t worry” , sepse ka tregimtarë që kanë shkruar një jetë të tërë dhe nuk e kanë një tregim të tillë.
Ti, të paktën, e ke NJË!

(Në foto: Pesëmbëdhjetë vjet më parë gazeta e kolegjit ku ndoqa studimet për Anglisht, në Omaha të shtetit Nebraska, USA, botoi një artikull për mua dhe për librin tim me poezi në Anglisht me titull “NOT ENOUGH TIME TO DIE”)