Ballina Bota Zoti është i madh!

Zoti është i madh!

Përballë Luginës së Çarjes së Madhe, që fillon në Jordani dhe zbret drejt jugut në të majtën e kontinentit afrikan, duke kaluar mespërmes Kenias dhe Tanzanisë dhe duke përfunduar në Mozambik.
Çarja e Madhe, që parashihet të ndajë Afrikën në dy pjesë, është ende në fillimet e saj paçka se ka nisur 25 milionë vite më parë dhe i duhen edhe 50 milionë vite të tjera, për të bërë ndarjen përfundimtare. Efektet e këtij procesi mijëvjeçar janë shfaqur në Kenia, në mars 2018, ku në disa zona që pritet të preken nga ky fenomen, toka ka krijuar një ndarje 20 metra të gjerë dhe 15 metra të thellë.
Lugina e Çarjes së Madhe, nga fillimi në Jordani e deri në Mozambik, është 6.000 kilometra e gjatë dhe paraqet areal gjallesash e bimësh të shumëllojta unike, me male e shkëmbinj, si dhe liqene ujëkripur, ndër to edhe Liqeni i Manjarës në rajonin e Arushës (Tanzani).

Shkëlzen LUSHAJ