Përbërësit:
Për 4-5 persona nevojiten:
4-5 racione peshk (200-250 g për person)
4-5 patëllxhanë të mëdhenj
8-10 speca mesatarë
Përgatitja:
Pasi e ziejmë peshkun, e lëmë të ftohet në lëngun e vet. Përgatiten patëllxhanët, që zgjidhen të mëdhenj, ngjyrë viollcë dhe të butë.
Piqen në furrë ose në tenxhere me presion. Më pas u qërohet lëkura, grihen hollë ose copëtohen me lugë; hidhen në enë porcelani dhe përzihen, duke i shtypur si pure.
I hidhen hudhra të shtypura, majdanoz i grirë hollë, kripë, pak uthull dhe vaj ulliri. Specat pastrohen nga farat, priten në rripa dhe pergatiten me pak lyrë në tigan me kapak, sa të zbuten.
U hidhet kripë e majdanoz përsipër.
Në pjatë vendoset peshku i zier dhe anash tyre specat dhe pureja me patëllxhanë dhe në fund zbukurohet me majdanoz.