Në numrin e llogarisë:
0130729098;
IBAN: AL29202111230000000130729098
të publikuar, që në postimin e parë kanë dhënë kontribute, që shkojnë për rehabilitimin e rrugës Mserr-Palç-Salcë:
Dr. Mhill Lulash Ndreu;
Mirash Mark Gecaj;
Gezim Martin Gecaj.
Në shenjë mirënjohjeje dhe transparence në vazhdim, do të gjeni mandat-arkëtimet përkatëse. Ju ftoj t’i bashkohemi bujarisë, fisnikërisë, qytetarisë dhe vullnetit të këtyre burrave në shenjë nderimi, që ne i bëjmë vetes duke jetësuar ato troje-kala, që kurrë nuk u tutën, as përballë krajleve shovinistë Serbë, as përballë vullnetit shkatrrimtar të perendorisë osmane, pikërisht se rritën burra e gra, si Gjergj Elez Ali e Ajkuna, që ditën t’u dalin zot me cdo çmim deri në flijim. Pikërisht kjo lavdi historike, virgjëria gjenetike, që nga pellazgët, virtytet me peshë biblike kanë mahnitur çdo udhëtarë apo dijetarë nga Nopçe, Shuflai, etj., të cilët derdhën në vepra lapidare magjinë, që atje panë.
Mos harroni, magjia e atyre anëve, magjia e atyre bjeshkëve, që derdhin gurrave lot madhi për ne, na ftojnë të bëjmë shumë më shumë për ato troje. Le të jetë kjo, një sinjal fillimi drejt një mentaliteti jetese ndryshej, që më shumë dashuri e pak energji vet ne, të gjithë sëbashku, e kemi në dorë.
Zanat më thanë: Mrizi i Logut të Gurrës ka thirrur ujkun për darkë, pikërisht sepse ne ka kohë, që nuk kemi shkuar.