Nënkryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj ka dhënë dorëheqje nga posti i Sekretarit Shtetëror.
“Në zgjedhjet lokale të nëntorit të vitit të kaluar kam qenë bartës i listës, prandaj dhe kam ndie obligim ndaj votuesit Malësor që të jam këshilltar në kuvend të Tuzit”,ka thënë Gjeloshaj.
Ai gjithashtu sqaron se në bazë të rregullores të ASH-së, nuk bëjnë dyfishime në mbajtën e funksioneve.
Gjeloshaj ishte emëruar në postin e Sekretarit Shtetëror pranë Ministrisë së Administrimit Publik nga prilli i vitit 2017. /MALESIA.ORG/