Gati një çerek i popullsisë në botë do të jetë mbipeshë në pak se 30 vjet.
Sipas një studimi nëse trendi i obezitetit vazhdon siç është, 22 përqind e njerëzve gjithandej globit do të jenë rëndë në mbipeshë deri në vitin 2045, shkruan DailyMail.
Ky studim thekson se 14 përqind ka rritje vetëm nga viti i kaluar.
Një në tetë njerëz, më shumë se sot, që është një në 11 veta, pritet që të përballen me sëmundjen e diabetit 2.
Hulumtuesit thonë në bazë të këtyre të dhënave se bota përpara vetes ka një sfidë të madhe.
Nëse situata vazhdon siç aktualisht, thuhet se do të rritet edhe numri i personave me sëmundje të zemrës, infarkte dhe atyre që kanë probleme me veshkat.