“National Geographic”: Ja se cilat janë fotot më mbresëlënëse në botë për vitin 2018

Edhe këtë vit, National Geographic ka hapur konkursin për zgjedhjen e fotos më mbresëlënëse, të bërë nga turistë në vende të ndryshme të botës.

Tre janë janë temat kryesorë të përmbajtjes së imazheve të fotove: natyra, njerëzit dhe qytetet.

Pasi konkursi të mbyllet, një juri me anëtarë të përzgjedhur nga National Geographic Travel, do të zgjedhë një fitues në secilën prej tre kategorive të mësipërme dhe një fitues tjetër i cili konsiderohet si fituesi i vendit të parë.

Çmimi për fituesin e vendit të parë do të jetë prej 10,000 dollarësh amerikanë dhe fotoja e tij do të publikohet në llogarinë e Nat Geo Travel në Instagram.

Data përfundimtare e mbylljes së këtij konkursi është 31 maj 2018.

Kjo është një foto e fotografit Naresh Balaguru, i cili arriti të kapë këtë imazh mbresëlënës të një ylberi në Grand Canyon.

Kjo është një foto e fotografit Hiroki Inoue, një rrugë e mbushur e gjitha me pemë të lulëzuara qershish në Nakameguro, Tokio.

Fotografi Italian Enrico Pescantini fotografi një vend arkeologjik në Teotihuacan në Meksikë. Sipas tij, kjo piramidë, e cila është piramida e tretë më e madhe në botë, që iu dedikua Zotit të Diellit, ka një përsosmëri gjeometrike, e cila mund të inspirojë vetëm admirim për ata që i kanë ndërtuar.

Fotografi Khai Chuin Sim nga Malaizia ndodhej në Kenia kur e nxorri këtë fotografi. Ai shpjegoi se ditën që bëri foton vendosi që të bënte një udhëtim në Parkun Kombëtar të Masai Maras për të parë tufa të shumta zogjsh që migrojnë, kur befas pa një rinoceront pranë një peme dhe arrita të fotografoj në një foto të vetme si zogjtë shtegtarë ashtu edhe rinocerontin.

Fotografi indian Nitish Thakur arriti ta bënte këtë foto kur disa barinj po kalon me bagëtitë e tyre përgjatë himalajeve.

Kjo është fotoja e Mattia Passarinit nga Kina, i cili arriti të bëjë nga shumë afër një foto të një tuge bagëtish të fisit Mundari në Sudanin jugor.


Në këtë foto janë dy motra nga India të cilat janë të veshura me veshje tradicionale dhe ndodhen të ulura në shkallët e shtëpisë së tyre në Rajasthan të Indisë. Fotoja u bë nga një fotograf malaizian me emrin Firdaus Hadzri.

Kjo foto fantastike është bërë në orët e para të mëngjesit nga fotografi i cili jeton në hong Kong, King Hi Antony Tang, i cili u shpreh se në momentin që e bëri këtë fotografi u ndje shumë i mrekulluar nga natyra që iu shfaq përpara syve dhe se ndihej shumë i lumturuar që iu dha mundësia për ta ndarë me të gjithe në këtë foto.

Kjo foto është bërë nga fotografi Tetsuya Nomura në Bolivi, pikërisht në momentin e shpërthimit të llavës së një vullkani në Bolivi. Ai shpjegoi se nëse fotoja mund të duket jo shumë e pastër dhe e qartë është për shkak se në ajër kishte shumë tym.

Hideyuki Katagiri nga Japonia e bëri këtë foto përballë një tramvaje në Japoni, e cila lidh stacioni Kamakura në Kamakura me atë të Fujisaëas në Fujisaëa. Ai tha se fotoja ishte bërë pikërisht në rrugën e mbushur plot me dyqane.