Nga ILIR KADIA
Tek kthehesha nga promovimi i Fondacionit “Muhamet Malo” këtë mbrëmje ndala tek miku im Ylli Mahmutaj që si familje po vuan rritjen e djalit autik. Ai më mori albumin kushtuar Metit ndërsa unë i flisja për Fondacionin si ai do i gjindej shqiptarëve në hallet e tyre.
A thua do më ndihmojnë për djalin që të përmirësojë të folurën? -më pyeti Ylli.
Ti e di që unë e njoh mirë atë familje Yll. Fondacionin nuk e krijuan për famë por që të tregojnë se pasuria më e madhe që u la babai trashëgimi është geni fisnikërisë së tij në gjakun e tyre. Kontakto me Fondacionin “Muhamet Malo” dhe pastaj flasim.
Ylli u prek! Do marr dhe gruan dhe që nesër do u trokas në derë! -tha ai.
Dhe dera do hapet kanat! Se fletët e dyerve të saj janë bekuar nga shpirti i Muhametit tonë!
Urime dhe sukses Miranda, Klajdi, Migena, Auardi, Perla dhe Zasi!