Shiu më bëhet lot në sy

Tufalakim poetik nga Xhemë NEZA

Fjalë përcjelljeje nga poeti Lulzim LOGU – kryetari i Klubit të Shkrimtarëve të Tropojës

Rastesisht mësova se Xhema shkruan poezi, nderkohë që ai merret me gjera krejt te kundërta nga poezia, kishte ndjesi të embla, mall poetik dhe ndjenje prekëse të intimitetit të fshehur tash sa kohë faqeve të fshehta të letrave të ndryshme të ditës.Thashë ti përcjell disa për tek lexuesi, anipse ato ende janë të ndrojtura dhe shpesh të palatuara mirë, shpresoj tja qëlloj se tek Xhema se shpejti do ta gjejmë poetin tjetër mbresëlënës të Tropojës.

_________

  Xhemë NEZA

SI TI

Në njëmijë drita shoh si ti
Në njëmijë lutje, lutem si ti
Në të gjitha udhëtimet
Dua të shkoj si ti
Gjithçka që syri im sheh
Dua te jetë pamje e syrit tend
Si ti
E dua dhe shijen
Vetem atë që më jep ti
Mos ma ler mendjen asnjeherë

Pa ty…

SHIU…

Shiu me bëhet lot në sy
Kur une s’jam me ty
Era me lëviz si gjethe
E shkëputur pa frymë
Kur ti nuk nuk je pranë
Ke trokitur
Por në zemër
Për të mbetur tek unë
Rruges i thërras vetes
Të harroj vetminë
E ti dua të jem
Se dhe shiu
Dhe rete
Me duket sikur me mua flasin
Që lutja te ti të mbrrijë
Mos ik
Se une

Dhe pas shiut te ti

Do kërkoj Diell …

PIKAT E SHIUT

Pikat e shiut
Në dritaren time qajnë
Duke rrjedhë ngadalë në errësir ë
Xhami i dritares nuk thahet
Nga hëna
Qe duket si nje sy i verbër
Që vetëm një dritë e dallon
Si nje dallgë që oshëtin
Në dete dhe në zemër
Ndjehet lehtë
Për të trokitur
Në mendje perherë
Pa u ndier

Si erdhi nga deti
Për te mos ikur kurrë …

SHKRUAJ

Shkruaj krejt thëniet e mija
Në memorien e kujtimit
Mos ti lë ne ditarin e harrimit
Mos i fshij
Si shprehje
Nga pendesa
E udhëtimit
Leri aty
Ku rrinë përgjithmonë
Si përseritje e thenieve
Nga magjia deri te drita
Që vetëm ajo e ndriçon
Dhe shpirtin…

TE LUTEM

Te lutem mos ler njeri të puthi
më shumë se unë
Mos i ler buzët
Pa shenjën time
Ma ushqe shpirtin
Duke me pritur
Ma përcjell shikimin
Duke parë ti
Dhe për mua
Mos me ndaj
Pse s’të shoqeroj
E vetem une
Duke të pritur ty
Gjithmon do duroj
Gjayësinë e saj
Të padurueshme…

E ADHUROJ

Une e adhuroj diellin
Me ngroh
Por se dhe ti je si dielli
Une i numeroj yjet
Në qiell
Dhe ditën e lume
Sepse në tokë je ti
Si yjet
Une e dua qiellin
Ne gjithë kompleksitetin e tij
Por kur ti i bashkohesh
Pamja e jote
Eshte e njëjtë
Me të asaj
Une nuk jetoj pa ty
Dhe oksigjenin
Sepse dhe zemra
Dhe syri
Ndihen të vetëm
Si ti dhe unë
Dhe dielli
Pa njeri tjetrin …

SHIU DHE LOTET

Shiu dhe lotet
Rrjedhin lirshëm
Malli ngrin si debora
Buza me dridhet
Fjala e humbet
Kuptimin
Syri si mjegull
E ndjen hijen
E të bukurës
Në kujtesë pa ty
E humb ekzistencen
Pa ty jam i vetëm
Si në shkretëtirë
Dhe ne oqean i mbytur
Dhe përsëri
Dhe pse nën ujë i etur
Dhe me mallin e pashkrirë
Deri sa me ty
Të jem përsëri…

TROPOJË, MAJ 2018.