SHOQATA “SKIVJANI” NË ZVICËR PËR BASHKVENDASIT E VET NË VENDLINDJE E KUDO NË BOTË

Të nderuar qytetarë të Skivjanit

Kudo që ju gjendeni e kudo që ju jetoni, po e shfrytezoi këtë menyrë komunikimi me ju në pamundësi që të ju mbërri të gjithve nëpër mes Postës së dërguar.
Nji pjesë e madhe e Skivjanasve që jetoin e punoin në Perëndim në nji mënyrë janë informuar për riaktivizimin e Shoqatës Skivjani me Seli në Zvicërr, Ata që deri më sotë nuke kanë qenë në dijeni dua të besoji se do ti arrijë ky njoftim i yni që të marrin informatën e duhur.

Shoqata Skivjani grumbullone të gjithë qytetarët e Skivjanit kudo që ata jetoin dhe punoin në Zvicërr, Bashkimin Evropian e SHBA.

Shoqata angazhohet në fillim e deri në fundë që të hyrat në Konton e sajë nga Skivjanasit ti orientoi dhe investoi në Fshatin Skivjan dhe atë si vijonë.

KF Rilindja e Kosovës
Shkolla Ukshin Miftari
Ri rregullimi i Përmendores së Dëshmorve të Skivjanit
Ambulanca e Fshatit Skivjan
Pastrimi dhe mirëmajtja e rrugëve të Fshatit
Mënjanimi i meturinave nga Fshati
Pastrimi i dy Lumenjeve të Fshatit
Ndërtimi i mbulojës së Stacionit të Autousëve
Përfundimi i punimeve te Varrezat e Fshatit.

Të gjitha Projektet Shoqata do ti diskutoi në Kuvendin e saj dhe me përgjegjësit e Fshatit Skivjan para se ato Projekte të Tenderohen dhe ekzekutohen.

Kryesia e Shoqatës ftonë të gjithë Skivjanasit kudo që gjenden ata që të bëhen pjesë e Shoqatës e kështu edhe pjesë e suksesit të sajë në të mirë të Fshatit.

Të dashur qytetarë të Skivjanit, krejtë në fundë Skivjani nuk ështe vetëm Vendlindja jonë ështe më shume se kaq, Skivjani është vendi ku jemi rritur jemi gëzuar e hidhëruar, ku kemi qeshur e kemi qarë, ku kemi luajtur e kërcyer, ku jemi dëfryer është edhe vendi ku jemi zhgënjyer ndonjiher, Skivjani është vendi ku kemi marrë dije e mësime, ku kemi marrë ndonjiher edhe shërbime mjeksore, është vendi ku jemi rrëzuar e ngritur, është vendi ku jemi martuar e jemi shtuarë ku kemi kënduarë, është vendi nga i cili kemi ngrëne bukë e kemi pirë uji, prandaj sotë Kryesia e Shoqatës Skivjani kërkonë që të gjithë Skivjanasit të bashkohen që ta bëjmë këtë vend më të mirë.

Përvoja që do të krijohet nga kjo punë në të mirë të Skivjanit do të ju hyjë në punë edhe brezave që na pasojnë.

Dalshim Faqebardhë

Kryesia e Shoqatës Skivjani
Bashkim Kasumaj