NJË SHPÌ A ZMBRAZËT

Nga Tommaso CAMPERA – poet arbëresh

 

Ndë arrësira, vetam mirimaga e mì,

rrjedhan lart e posht, ndë ajo shpi!

Ndë ajo ship, ku vora t’parin gurë,

u ndajta, po u nëng a harrova kurr.

 

Ta Gabelja, i ndëlimi kish një cop dhe,

një vend, më të bukur, kurr nëng a pe!

Një dhe ku rritshin rrush, fiqë e gjërshi,

ku, frij era e bëj vap, kur duhshi bij shi.

 

Ikjan tura luar, nga shpia horës niprat,    

ndër vreshtëvat, ku shurbejan loshrat!  

Rridhjan mbë hjimaz tura kërciar plluni,

qeshjan loshrat, çë punojan ma suluni.

 

Nga plluni, ujrat rridhjan ndë avilaqvat,

shkojan për kopshtrat, t’lagëjan lakrat!   

Skalisan suluni, dheu i that, e i shkret:

trasta, mbushan dora, e dheu fara pret. 

 

Dhe mbë hjimaz ku rritshin mëraja t’egëra,

qollij posht ta lumi, afar mullira të vjetëra:

ndëmest vidhëvat, votnan a Skarpaleshit,             

gra çë lajan petkat, përglunjës mbi gurit.

 

A zmbrazët, u mbet, ajo a ligura shpì,

ku nani rrjedhan vetam mirimaga e mì!

Një derë drurish, pret ma kliç, një dorë:

kush’a mba mend t’prirat, ndë kjo horë? 

 

Pseudonim e autorit, Këmb-era;

Emer, Tommaso Campera (Kampera), lindur në Maschito (PZ) me 09 shtator 1949.

 

Shënime:

–     Vjershat jan t’shkraur ashtu si gluha isht e shprehur ndë horan a Mashqitit, me t’ghitjë ndrrishmat çë pati gluhan ture shkuar ndëpër moti.

–     “Gabelja”: emer i njëi vend jashtë murëvet ku, një here, mbetëshin gabelët çë nëng kishan  drejt të  hijan mbrënda të horës.

–     “Plluni”: emer i njëi ndërtese çë mban ujrat… pishina etj.

–     “Suluni”: emer i njëi lloj parmend drurish.

–     “Votnan”: lucë e vogël çë bëhat te lumi dhe ku mund të natosh.

–     “Skarpaleshit”: të Skarpaleshi, mbiemer të i njëi burrë.

–     Maschito (Maskito) një fshat arbëresh të Itallis në krahinen e Basillikates (Basilicata).