Ka filluar ndërtimi i StoneCastle Resort në Komunën e Rahovecit, i cili është një investim që do të fillojë prej 4 deri në 6 milionë euro. Ky resort do të përmbajë restorante, pishina, fushë golfi e shumë të tjera.
Pronari i StoneCastle, Avdi Gecaj, ka thënë se qëllim i tyre është krijimi i një vendi ku mund të vijnë turistët në Rahovec.
Sipas tij e gjithë puna pritet të përfundojë nga dy deri në tri vjet.
Për të marrë pjesë në fillimin e punimeve për këtë resort ishte edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i cili në emër të institucioneve të Kosovës ka falënderuar familjen Gecaj për këtë investim të jashtëzakonshëm.