Ballina Kryesore “Lonely Planet” rendit Shqipërinë dhe Kosovën ndër 10 destinacionet më të mira...

“Lonely Planet” rendit Shqipërinë dhe Kosovën ndër 10 destinacionet më të mira për t`u vizituar këtë vit

Një nga guidat më të famshme të udhëtimeve, Lonely Planet, ka përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën në listën e saj të dhjetë destinacionet më të mira të pushimeve në Europë për vitin 2018.

Lista e Lonely Planet e dhjetë “destinacioneve kryesore të këtij viti në Europë” përfshin Kosovën dhe kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën, ndër vendet që duhen vizituar në kontinent.

Faqja e internetit e Lonely Planet thotë se Kosova, e cila është përfshirë së bashku me Emilia-Romanjën në Itali, Kantabrinë në Spanjë dhe Frieslandën në Holandë, “mbeti disi pa pasur vëmendjen e shumicës së udhëtarëve”.

“Duke  zhvilluar me vrull, kombi i dytë më i ri në botë mburret gjithashtu edhe me popullsinë mesatare më të re në Europë – dhe është pikërisht energjia e tyre që çon përpara zhvillimin e saj,” thotë ajo.

“Pjesa kosovare e Ballkanit – ku shtrihet edhe Rruga Dinarike – përmban peisazhe të thepisua e deri me efekt dramatik; adhurues të filmave çdo vit mblidhen për Dokufest, një festival i mirënjohur në qytetin e epokë osmane të Prizrenit; dhe kur udhëtimet dhe filmat mbarojnë, zona e Rahovecit e famshme për verat e saj të josh me më shumë se një duzinë vreshta,” shkruhet një guidën e udhëtimit.

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, përshkruhet si “një metropol i fuqishëm” me një vendndodhje fantastike “midis Bregut të Adriatikut dhe Alpet Shqiptare”.

“Një ditë tipike mund të përfshijë marrjen e teleferikut në qendër për të shkuar në pikën më të lartë të qytetit, Malin e Dajtit, për pamje panoramike, të shijosh ushqime në një bistro vendase dhe ta kalosh mbrëmjen nëpër bare me kokteje dhe butiqe markash në lagjen moderne të Bllokut, dikur zona e liderëve të korruptuar komunistë,” thotë Lonely Planet.

Lista e këtij viti e vendeve më të bukura që duhen vizituar në Europë përmban edhe Provencën në Francë, Dandinë në Skoci, Kikladhesi në Greqi, Vilniusi në Lituani dhe Lugina Vipava në Slloveni.

Vitin e kaluar në guidën e njohur të udhëtimeve përfshihej edhe kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, në listën e destinacioneve më të mira në Europë.