Ballina Bota Granoff: Njerëzit po “votojnë me këmbë” dhe po ikin nga vendi, ndaj...

Granoff: Njerëzit po “votojnë me këmbë” dhe po ikin nga vendi, ndaj duhet bashkëpunim

Në Tiranë, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim sapo ka marrë përsipër shndërrimin e Piramidës – Muzeut të Diktatorit Hoxha – në një qendër kushtuar të rinjve, që të studiojnë teknologji të reja pas shkolle.

Kryetari i Bordit i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Majkëll Granoff, thotë për “Zëri i Amerikes”, se Shqipëria ka nevojë të futë pikëpamje të reja në ekonomi dhe në biznes.

Në intervistën me korrespondentin tonë në Tiranë, Ilirian Agolli, zoti Granof dha komentet e tij edhe për klimën e biznesit në Shqipëri, emigrimin e rinisë dhe ndihmën, që po jep fondacioni për të përmirësuar të ardhmen e vendit.

Zëri i Amerikës: Zoti Granoff! Cilat janë projektet dhe angazhimet tuaja dhe të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit në Shqipëri?

Michael Granoff: Si fillim ju falenderoj për ardhjen dhe është një kënaqësi e veçantë për mua të flas me ju për “Zërin e Amerikës” sepse zëri juaj shkon si në Shqipëri ashtu dhe në Amerikë dhe unë mendoj se kjo është e rëndësishme në fakt si për njerëzit në Amerikë ashtu dhe për njerëzit në Shqipëri, për të kuptuar më mirë se çfarë Fondi and Fondacioni ynë kanë bërë dhe jam i lumtur për mundësinë për të folur për të.

Fondacioni ynë së fundmi ka disa projekte të rëndësishme, për të cilat ne kemi punuar gjatë qëndrimit tim këtu. Njëri nga projektet ka të bëjë me piramidën në mes të Tiranës që siçdihet, është monument i një diktatori të tmerrshëm, dhe ka një historik të keq. Ne do ta përdorim për të siguruar edukim teknologjik pas-shkollor për fëmijët. Ky është kombinim i projekteve të një programi të krijuar në Armeni nga një arkitekt i famshëm dhe programit tonë, bashkisë së Tiranës dhe qeverisë. Ato bashkohen për ta kthyer piramidën nga monument i një kohe të vështirë në një monument të asajçfarë Shqipëria mund të bëhet, duke ecur përpara. Ky është vetëm një nga shembujt e projekteve të rëndësishme që ne do të bëjmë në Shqipëri.

Zëri i Amerikës: Ju keni një përvojë më shumë se 20 vjetësh në Shqipëri. A keni ndonjë koment për klimën e biznesit aktualisht; besoj se keni marrë lajme nga kolegët lidhur me polemikat për taksa dhe tarifa të reja?

Michael Granoff: Në përgjithësi, unë mendoj se mjedisi i biznesit në Shqipëri, ashtu si mjedisi i biznesit në çdo shtet, është një përzierje e gjërave pozitive me ato negative, dhe një përzierje e sfidave dhe mundësive. Dhe unë mendoj se e njëjta gjë qëndron edhe në Shqipëri. Nëse sheh mundësitë, Shqipëria ka një popullsi të shkolluar shumë mirë, të cilët janë ambiciozë, të talentuar, përshtaten dhe duan të punojnë, dhe mendoj se mund të shihet që ka shumë mundësi për zgjerim të bizneseve. Nëse diskutimet e hyrjes në BE kanë sukses, atëherë do të hapen linja dhe kanale komunikimi me Europën në përgjithësi dhe do të sigurohen më shumë mundësi për biznes. Sfidat në disa mënyra nuk janë të reja: korrupsioni, zbatimi i ligjit, transparenca në bërjen e biznesit, mungesa e kapitalit dhe mungesa e më shumë investimeve të huaja në Shqipëri, pra nuk ka shumë kapital për ta mbështetur. Ne duhet të punojmë më mirë me shkollimin e fëmijëve shqiptarë, që ata të jenë sa më të përgatitur për të punuar në të ardhmen, e kjo është një sfidë për çdo shtet. Prandaj nuk mendoj se klima është veçanërisht e keqe në një lloj mënyre, por në fakt mendoj se është në rregull, sepse Mendoj se kjo është çfarë njerëzit e biznesit gjithmonë duhet të bëjnë: të shohin mjedisin dhe vendet ku ata mund të sjellin diçka të re në treg dhe të kenë sukses. Unë nuk mendoj se është e thjeshtë të fillosh një biznes, dhe kjo s’është e thjeshtë në asnjë vend. Por a është e mundur? Patjetër që po, është e mundur. A mund të krijosh diçka të rëndësishme këtu? Patjetër që mundesh. Këto janë sfidat, me të cilat njerëzit e biznesit duhet të përballen.

Zëri i Amerikës: Pse Fondacioni punon shpesh në fusha të ashtuquajtura jofitimprurëse, çfarë ju shtyn në këtë drejtim?

Michael Granoff: Kjo përputhet me qëllimet e programit. Qeveria amerikane krijoi një fond ndërmarrjesh për të nxitur zhvillimin e sektorit privat, në fillimet e viteve 90, dhe madje përpara se komunizmi mbaroi në Europë. Kur fondet mbaruan, marrëveshja me qeverinë amerikane ishte që të merrej përfitimi dhe të krijoheshin fondacione jofitimprurëse, që do të punonin në këto shtete në një bazë të përhershme, duke mbajtur të njëjtat qëllime për zhvillimin e sektorit privat në mënyrë jofitimprurëse. Pra fondacioni po investonte drejtpërdrejt nëpër kompanitë, duke u munduar të zhvillojë sektorin privat. Fondacioni në njëlloj mënyre është një investim në njerëz. Pra, po shohim çdo mundësi që kemi në mënyrë jofitimprurëse, të aftësojmë njerëzit që të ndërtojnë një ekonomi më të mirë në sektorin privat. Kjo ishte arkitektura që u krijua dhe fondacioni ynë ishte aq i suksesshëm, sepse ne krijuam një kapital dhe potencial të madh për të bërë shumë gjëra në anën jofitimprurëse. Dhe ne sapo kemi filluar. Ne jemi aktivë vetëm për 7 – 8 vjet duke investuar pa fitim dhe mendoj se ne kemi angazhuar më shumë para se gjithë përmasa e fondacionit. Fondacioni në fillim ishte 30 milionë dollarë dhe ne kemi mbledhur më shumë se 40 milionë dollarë në mënyrë jofitimprurëse. Dhe këto 40 milionë dollarë kanë tërhequr 80 milionë dollarë të njerëzve të tjerë për të investuar. Pra ne kemi krijuar më shumë se 120 milionë dollarë investim në njerëz në Shqipëri.

Zëri i Amerikës: Një nga këto projekte tuaja është rritja e lidershipit në shkolla. A mund të na tregoni më shumë detaje?

Michael Granoff: Unë mendoj se të gjithë e dinë që nëse duam të përmirësojmë edukimin e fëmijëve duhet të përmirësohet mënyra se si shkolla funksionon, të fuqizosh dhe trajnosh mësuesit, duhet të sigurohesh që drejtorët janë më të mirëtrajnuar. Duhen bërë gjithë këto nëse duhet të përmirësojmë sistemin shkollor. Dhe këto nuk janë gjëra të thjeshta për t’u bërë. Një nga gjërat që mendoj se fondacioni ka arritur të bëjë është që jo patjetër të rikrijohen metoda apo te krijohen modele që s’kanë ekzistuar asnjëherë, por të zgjedhë më të mirat e botës dhe të përpiqet t’i sjellë ato këtu. Dhe rezulton që ishte një program i krijuar në Izrael që ishte mundësuar nga fondacioni Rotchild, me të cilët ne kemi marrëdhënie, te cilët janë të fokusuar në trajnimin e mësuesve dhe drejtuesve dhe të përmirësojë cilësitë e tyre. Dhe ka provuar që është një program shumë i suksesshëm në Izrael dhe ne i kemi lidhur te dy me njëri tjetrin. Njerëzit tanë kanë qenë në Izrael për të punuar me njerëzit e programit atje. Ato kanë shprehur shumë interes për të ndihmuar çfarë ne bëjmë dhe ne kemi krijuar një strukturë për të krijuar një qendër për të promovuar trajnimet për mësuesit dhe drejtuesit në Shqipëri. Dhe unë shpresoj që gjatë muajve të ardhshëm do të aprovohet nga parlamenti dhe të ketë një ndërtesë ku mund të zhvillohet. Dhe kur shikon se çfarë e bën edukimin më të mirë në gjithë botën, faktori numër një është përmirësimi i cilësive të mësuesve. Siçne e dijmë nga rinia jonë, asgjë tjetër nuk e bën diferencën më mirë se të pasurit e një mësuesi të mirë. Asgjë tjetër nuk e bën diferencën më mirë se të pasurit shkolla me drejtorë të mirë. Dhe nëse ne mund të përmirësojmë cilësitë e mësimdhënies dhe administrimit të shkollës ne do të shkojmë drejt rrugës së përmirësimit të cilësisë së edukimit këtu.

Zëri i Amerikës: Ju keni në duar edhe një tjetër projekt mbi trashëgiminë kulturore. Përse është fjala më konkretisht?

Michael Granoff: Ne jemi takuar në një ditë shumë interesante. Parlamenti votoi të enjten për të aprovuar një ligj të ri për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri për të cilën ne kemi punuar me kryeministrin dhe ministrin e kulturës për shumë vite. Ky ligj do të ndryshojë mënyrën se si ana e trashëgimisë kulturore do të mbrohet, financohet dhe zhvillohet në Shqipëri në një mënyrë që mendoj se është shumë e veçantë edhe mes shumë shteteve të tjera. Ato do të mbështeten, menaxhohen nga një bord lokal dhe paratë që do të vijnë te ato do të qëndrojne për ta promovuar atë dhe kjo ishte dicka që ju desh vite për tu zhvilluar, jo aq e thjeshtë për t’u aprovuar nga qeveria, pra të lejojë që paratë të përdoren vetëm për ktë anë kulturore dhe unë në fakt isha në parlament për të parë votimin. Ne fakt një votë historike për ta aprovuar këtë. Gjithashtu tregoi për faktin se çfarë duhet të bëjë këtu fondacioni që të jetë i suksesshëm. Kur ne filluam projektet unë nuk mendova se ne duhet të përfshiheshim në shkrimin e legjislacionit. Por ne e bëmë në mënyrë qe të krijonim infrastrukturën dhe arkitekturën e duhur për këto gjëra dhe ishte një sfidë e vërtetë të shkruaje ligjin. Ky ligj ka 175 pjesë në vete dhe është ndoshta një nga ligjet me të mëdha të aprovuara në këtë shtet në një kohë të gjatë, por ishte gjithashtu një mundësi për të ndërtuar fondacionin për të ardhmen. Demokracia nuk është të mbahen zgjedhjet, por është të ndërtosh institucionet, të cilat do të zgjasin në atë politikë, që janë ndërtuar. Duke krijuar ligje si ligji i trashëgimisë, po krijohet fondacioni për të mbrojtur dhe zhvilluar trashëgiminë kulturore të Shqipërisë, që është aq e rëndësisshme në karakterin e vet jo vetëm për sot. Duke e parë për 10, 20, 30, 50 vite më vonë, unë mendoj se arsyeja që trashëgimia kulturore e Shqipërisë do të jetë mbrojtur dhe krijuar për shkak të ligjit që u miratua sot.

Zëri i Amerikës: Si mendoni ju cfarë duhet të bëjë Shqipëria, sidomos në këtë periudhë jo të lehtë për Ballkanin dhe Europën për të tërhequr investime të huaja?

Michael Granoff: Gjëja e parë që mendoj se njerëzit këtu në Shqipëri duhet të kuptojnë është që Shqipëria në përpjekjet që (duke menduar) të tërheqë investorët e huaj, duhet të mendojë si një kompani. Nëse mendon si një kompani, gjëra e parë që të shkon në mendje është kush janë konkurrentët e mi. Vërtet çdo shtet në këtë rajon dhe në botë po konkurron për investime të huaja. Ato po krijojnë programe, struktura për të konkurruar për kapitalin. Kapitali nuk vjen thjesht sepse njerëzve iu pëlqen ideja; duhet të konkurosh për të si çdo kompani, që duhet të konkurojë për të. Nëse Shqipëria është serioze në përpjekjen për të tërhequr investimet e huaja në një mënyrë domethënëse, duhet të konkurojë kundër fqinjëve të saj apo njerëzve larg saj dhe duhet të dalë me një strukturë, që i tërheq njerëzit që të vijnë; një plan biznesi dhe detyrash, që tregon se çfarë do të bëjmë për tokën, taksat, njerëzit, kapitalin dhe për gjithë gjërat që Shqipëria mund të sjellë dhe që të tjerët s’munden. Në biznes gjëja më e rëndësisshme është diferencimi. Pse je ti më i mirë se tjetri. Shqipëria duhet të mendojë për investimet e huaja në këtë mënyrë. Duhet të bëjë një studim se çfarë po bëjnë gjithë shtetet e tjera në rajon dhe të gjejë një mënyrë si të bëjë më shumë nga ato çfarë po bëjnë të tjerët. Nëse mendon në këtë mënyrë, si një projekt biznesi në shkollë, atëherë mendoj se Shqipëria do të jetë më e suksesshme në tërheqjen e investimeve të huaja.

Zëri i Amerikës: Një tjetër temë janë debatet për punësimin dhe papunësinë. Njerëzit janë pa punë në masë të konsiderueshme, por qeveria thotë se “punë ka, por nuk ka profesionistë”. Ju si mendoni se duhet ta përballojë Shqipëria këtë vështirësi të re?

Michael Granoff: Ky është një problem domethënës. Një nga gjërat që ne mësojmë në jetë është që nëse ti nuk përballesh me problemin tënd, nuk mund ta zgjidhësh atë. E dyta është që shumica e njerëzve mendojnë se problemet e tyre janë të veçanta, p.sh. në Shqipëri. Por ky është një problem me të cilin po përballen shumë vende madje dhe shumë vende në zhvillim, ku qëndron, siçnjerëzit e quajnë, një mungesë të aftësive. Kjo ndodh dhe në Amerikë, atje ka shumë të papunë dhe gjithashtu vende pune të lira, sepse është mungesa e aftësive. Pra ka njerëz që po kërkojnë punë, por nuk kanë aftësitë për t’u përballur me punët e së ardhmes apo të së sotmes. Pra sfida e sektorit privat dhe qeverisë është se si ta ndërtojnë atë urë, si mund t’i trajnojnë njerëzit që t’i fitojnë ato aftësi, të bëjnë punët e së ardhmes dhe të sotmes, sepse ato nuk janë punët e së shkuarës. Kjo është një pyetje e vështirë për Shqipërinë por dhe kudo. Mund ta shohësh në shtypin e Amerikës, që është e njëjta pyetje që njerëzit janë duke u ndeshur gjatë gjithë kohës. Ka diçka që mund të bëhet menjëherë që është si mund t’i marrësh njerëzit, t’i trajnosh apo të sjellësh bizneset në vende ku mund t’i punësojnë ato dhe duhet ta mendosh këtë problem në të ardhmen. Pra çfarë aftësish duhet t’u mësoj fëmijëve sot që ato të jenë të përgatitur për punët në të ardhmen. Një nga arsyet që unë mendoj se projekti që ne do të zhvillojmë te piramida është kaq interesant është sepse në një lloj mënyre ti mund të gjykosh suksesin e Shqipërisë në të ardhmen duke parë fëmijët e saj sot. Nëse mundemi t’u japim fëmijëve këto aftësi, Shqipëria do të ketë një të ardhme shumë të mirë. Dhe nëse jo, atëherë Shqipëria do të vuajë e do të luftojë derisa ta arrijë. Kjo është e vërtetë këtu, dhe ne shumë vende te tjera, përfshirë Amerikën.

Zëri i Amerikës: Ndërkohë njerëzit kanë nevoja për punë dhe pagesa të ngutshme. A janë pagesat më të larta një rrugë për të ndryshuar gjendjen?

Michael Granoff: Në përgjithësi, ne duhet të mendojmë për zgjidhje afatgjata të problemeve. Një shprehje e vjetër thotë që nëse ti i jep nje burri një peshk ai e ha për një ditë, por nëse i mëson të peshkojë, ai mund të sigurojë ushqim për gjithë jetën. Zgjidhjet afatshkrurta si për shembull “qeveria të paguajë njerëzit”, bëjnë që asaj do t’i mbarojnë paratë shumë shpejt. Ka përgjegjësi nga sektori privat, sepse ka nevojë për njerëz të kualifikuar dhe duhet të bashkëpunojë me qeverinë në partnershipet publike private për të krijuar mundësi punësimi për njerëzit. Kjo është një përgjigje afaktshkurtër, sepse biznesi ka interes, ka nevojë për njerëz të kualifikuar dhe qeveria mund të gjejë punë. Këto gjëra kanë potencial të mirë për të kontribuar pozitivisht, jo për të zgjidhur problemin, sepse këto probleme janë të vështira për t’u zgjidhur. Suksesi afatgjatë vjen ndryshe nga fakti se sa të vendosësh që të bësh pagesa. Për të qenë të qartë, ajo është ndryshe nga çfarë ne quajmë në aglisht “the social safety net”. Ne krijojmë një rrjet të sigurtë social, si shoqëri bëjmë të mundur që njerëzit të mos vuajnë nga uria apo që njerëzit të kenë një lloj niveli të kujdes shëndetësor. Kur vjen puna tek mirëqenia, a ka qeveria një obligim për të siguruar që qytetarët e tjerë mos të vuajnë në këtë mënyrë? Po. Por mirëqenia nuk është një zgjidhje e problemit ekonomik. Është vetëm një mbrojtje humane e shoqërisë. Ne të gjithë duhet të sigurojmë një rrjet të sigurisë, si në Amerikë dhe në Shqipëri. Por a është kjo një arsye për të krijuar mundësi ekonomike për të ecur përpara? Jo unë mendoj se ne duhet të bëjmë më shumë se aq në këndvështrimafatgjatë.

Zëri i Amerikës: Zoti Granof, në fund të bisedës, cili është mesazhi juaj për të rinjtë shqiptarë, si mund të marrin pjesë më shumë në ekonominë dhe demokracinë e vendit dhe të mos largohen

Michael Granoff: Pyetja juaj është një pyetje shumë e rëndësishme për Shqipërinë, Amerikën dhe në përgjithësi ne kemi dëshmuar që Mungesa e besimit tek institucionet, shkollat, tek qeveria, biznesi, tek sistemi i drejtësisë është një problem serioz, me të cilin ne përballemi si në Shqipëri edhe në Amerikë. Në disa mënyra mund të thuhet se situata në Shqipëri është e rëndë për shkak të emigracionit. Pra janë shumë shqiptarë të zgjuar dhe të aftë, të cilët kanë humbur shpresën tek mundësitë e këtushme dhe ata po “votojnë me këmbë”. Ata po votojnë për ta lënë vendin. Kjo nuk është një rrugë e qëndrueshme për Shqipërinë për t’u zhvilluar në të ardhmen. Shqipëria duhet t’i përgjigjet këtij problemi me vizion dhe mundësi për njerëzit, që të rinjtë dhe të aftët të mos vendosin të lënë vendin, por edhe ata që e kanë lënë vendin të vendosin për t’u kthyer sërish. Ndoshta nuk ka ndonjë sfidë më të madhe për Shqipërinë se sa kjo për ta përballuar, nëse mund ta bëjë këtë. Mendoj se përgjegjësia për ta bërë këtë qëndron te çdokush. Edhe fondacioni ynë ka një përgjegjësi dhe ne mendojmë për këtë gjatë përgatitjes së programeve. Universitetet kanë një përgjegjësi për t’u përballur me këtë, qeveria dhe biznesi gjithashtu. Ky është një problem shumë i rëndësishëm dhe çështja është se si të sigurojmë mundësi dhe shpresë për njerëzit që ndryshimi mund të vijë, që gjërat mund të lëvizin në një drejtim pozitiv dhe që ata duhet të qëndrojne dhe të ndërtojnë jetën dhe karrierën e tyre këtu, në një mënyrë pozitive për ta dhe fëmijët e tyre. Në një farë mënyre ajo do të jetë në fund të fundit një test për të gjithë ne; është një sfidë e rëndësishme; mendoj se është një lente që të gjithë ne duhet të shohim përtej saj se çfarë po bëjmë, kur mendojmë se çfarë fondacioni mund të bëjë, qeveria duhet të shikojë përmes kësaj lente. E kam biseduar këtë me drejtues biznesesh këtu me kryeministrin dhe me ministritë, me të cilat ne kemi të bëjmë, me opozitën. dhe mendoj se Për të patur nëse do të ketë një ndryshim, njerëzit duhet të bashkohen në një vizion dhe të rinjtë ta shohin atë si mundësi për ndryshim dhe bazuar tek kjo, të marrin vendimet e jetës.