Eroll Velija: Masonët – Kush janë elita botërore e re?

Në një analizë të publicistit të mirënjohur amerikan Adam Philips, të publikuar më 15.02.1999, me rastin e festës së “Ditës së kryetarit” në “Zëri i Amerikës”, në mes tjerash konstatohet se, që nga viti 1789 dhe presidentit i parë i SHBA-ve, George Washington e deri më sot, nga numri i gjithmbarshëm i kryearëve që kanë qenë në krye të timonit të këtij shteti të fuqishëm botëror, janë edhe 14 kryetarë tjerë, që pa dyshim ishin MASONË. Që nga koha e Washingtonit e deri më sot, masonët kanë arritur të futen në të gjitha nivelet më të larta të strukturave politike dhe ekonomike të rëndësishme vendimmarëse, si ato amerikane, ashtu edhe botërore. Sipas të njëjtit autor, vlerësohet se masonët e organizuar mirë dhe tejet konspirativë, përmes degëve dhe nëndegëve të tyre hierarkike, janë të shpërndarë në të gjitha shtetet e botës dhe numërojnë 4,5 milionë anëtarë.

Hulumtuesi i pavarur britanik, David Icke, në librin e vet “Dhe e vërteta do të na lirojë”, paraqet tabelën e hierarkisë sunduese të fuqisë ELITE dominuese të botës. Sipas këtij autori, hierarkia e ELITËS botërore duket kështu:

– Në vendin e fundit, ose të parë nga fundi, është i gjithë njerëzimi;

– Në vendin e dytë nga fundi, rangohen MEDIAT të shkruara dhe elektronike;

– Më pas Organizata e Kombeve të Bashkuara;

– Unioni Evropian dhe blloqet e tregtisë globale (NAFTA etj.);

– Grupi i Bilderbergut (përbërë nga personalitetet më të shquara të elitës, politike botërore. Ndryshe në opinionin quhet si “Qeveria botërore në hije”);

– Instituti Mbretëror Anglez për Punë të Jashtme;

– Këshilli Amerikan për Punë të Jashtme;

– Komisioni Trelateral (SHBA-të, Shtetet e zhvilluara të Evropës Perëndimore dhe Japonia nga Lindja);

– Tryeza e Rrumbullakët;

– (në vazhdim autori lë disa nivele të zbrazëta…)

– Më pas renditet organizata e fshehtë, “Masonët e përndritur”);

– Kalorësit e MALTËS (në dukje shoqatë humanitare bamirëse që kultivon traditën mijëvjeçare të ndikimit politik dhe ushtarak në botë. Si anëtarë në radhët e saj kurorëzohen vetëm pjesëtarët e familjeve tradicionale aristokrate evropiane);

– SKULL & BONES (Vëllazëri okultiste e më të përzgjedhurve);

– ILUMINATËT, ose “Të përndriturit” (po ashtu shoqëri, vëllazëri e një rrethi më të ngushtë e më të përzgjedhurve);

– Komiteti 300 (Asociacion i ndërtuar nga pjesëtarët e 13 familjeve më të pasura të botës).

Të gjitha këto institucione, vazhdon më tutje autori, “de jure” duken se janë publike dhe veprimtaria e tyre nuk është jashtë vëmendjes së opinionit të gjerë, por “de facto”, JO EDHE AQ!??

Në prapavijën e transparencës së tyre, fshihet veprimtaria konspirative e tyre e orientuar kah interesat e grupeve të ngushta ELITE.

Sa më shumë që të shkohet kah “maja e piramidës”, numri i rrethit të ndikimit ngushtohet vetëm në disa individë. Thuhet në dy apo tri prej tyre (David Rockefeller, dinastia Rotschild, Henry Kissinger??). Por, kjo e dhënë përherë do të mbetet në suazat e supozimeve të të mundshmes…

Për fund, sa për kureshtjen tonë, të përmendim se në opinionin e gjërë kosovar, qarkullojnë “thashetheme” të ndryshme mbi mundësinë e përkatësisë së disa emrave të elitës politike kosovare në rendin MASONERIK. Edhe pse, ndoshta, për një apo dy emra, mund të ketë ndonjë dyshim të bazuar, këtë temë “të nxehtë” do ta kishim  lënë për ndonjëherë tjetër.(BotaPress, 20 maj 2018)