Shkrimtari Ismail Kadare është duke qëndruar në Tiranë, ku është takuar me ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Ai e Jahjaga merret vesh se kanë biseduar për rimëkëmbjen kulturore në hapësirat shqiptare, shkruan KultPlus.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Atifete Jahjaga përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe fotografi nga ky takim.
“Me shkrimtarin Ismail Kadare në Tiranë biseduam për nevojën e rimëkëmbjes kulturore në hapësirat shqiptare për të rigjeneruar dhe forcuar vlerat demokratike”, ka shkruar Jahjaga në rrjetin social Facebook.