Këto ditë doli numri i ri i revistës shkencore- kulturore tre mujore “Perla” e cila trajton lidhjet kulturore Shqiptaro – Iraniane, si dhe probleme të albanologjisë dhe të iranologjisë përmes studimeve , artikujve , botimeve dekumentare , recensioneve, informacioneve dhe kronikave.
Kryeredaktori i saj akademiku Prof.dr Emil Lafe drejtohet me mjaft përkushtim dhe me një redaksi akademikësh dhe shkencëtarësh .
Revista hapet me kapitullin – Lidhjet Kulturore – ku janë paraqitur 4 punime shkencore .
Akademiku Prof.dr Gjovalin Shkurtaj në punimin e tij : “Revista shkencore – kulturore “Perla” dhe studimet albanologjike ” , ndër të tjera shkruan ,se kjo revistë doli me numrin e parë në vitin 1996 me 142 faqe dhe sot është me nr e saj të 80 me 158 faqe , e cila ka lakmuar të jetë organ i hapur për të gjithë albanologët, iranologët pa asnjë anësim politik, fetar a krahinor. Aty kanë botuar natyrisht osmanologë, iranologë dhe studius që me përgatitjen teorike dhe me profilin e verprimtarisë e shkrimtarisë së tyre kishin më shumë afri me botën persiane e osmane. Dendur dhe me shkrime të bukura, sikundër e ka në thua në krejt shkrimtarinë e vet, në faqet e “Perlës” ka qënë i pranishëm akademiku e poeti i shquar Xhevahir Spahiu, po edhe shkrimtarë të tjerë, që nga Dritëro Agolli , Nasho Jorgaqi, Fatos Arapi, Klara Kodra , Arian Leka,Moikom Zeqo,Daut Gumeni , Viron Kona , Bardhyl Londo, Ermir Nika . Kanë shkruar aty gati të gjithë gjuhëtarët e IGJL-së si Mahir Domi, Emil Lafe, Jani Thomai,Gjovalin Shkurtarj,Xhevat Lloshi, Seit Manasaku, Hajri Shehu, Enver Hysi, Bardhyl Demiraj, Valter Memishaj , Anila Omari, si dhe bashkëpuntorët Hasan Cipuri,Tomor Osmani, Josuf Shpuza, Murat Gecaj, Nexhip Mërkuri, Mimoza Kore. Meriton të theksohet se kjo revistë ka qënë e hapur për një gjeografi autorësh jo vetëm sa më të gjërë, po edhe sa më cilësore e nga të tëra viset shqiptare, madje dalëngadalë janë afruar edhe autorë nga trevat shqiptare të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi. Natyrisht, më për së forti, është rasti të vëmë në dukje gjykimin e drejtuesve të “Perlës” për të rrokur e pasqyruar në faqet e saj probleme e rezultate studimesh madhore të albanologjisë.”
Akademiku Prof. dr Emil Lafe në punimin e tij :” Revista shkencore – kulturore “Perla” dhe tradita e orientalistikës te shqiptarët ”, ndër të tjera shkruan se kjo revistë ka një rol të rëndësishëm sidomos në gjallërimin e studimeve të krahasuara të letërsisë shqipe me letersitë e gjuhëve orientale, ku një figurë qëndrore mbetet vepra poetike e Naim Frashërit dhe vëllimi i tij poetik perësisht” Tehajjulat” që u ka bërë përshtypje të thellë të gjithë drejtorëve të Fondacionit që kanë ardhur deri tani dhe është botuar dhe ribotuar në origjinal bashk me përkthimin e goditur të Vexhi Buharasë. Revista për herë të parë u ka dhënë mundësi lexuesve shqiptarë që të njihen në mënyrë të rregullt me orientalistikën dhe iranologjinë e lëvruar nga dijetarë të Iranit dhe të vëndeve të tjera të Perëndimit e të Lindjes. Kam vënë re se studiuesit e huaj Iranologë gëzojnë simpati dhe mirënjohje në opinionin shkencor të Iranit. Tashmë dihet se janë krijuar kushte të reja të përshtatshme për njohjen e gjuhëve e të kulturave orientale në vëndin tonë. Ka disa shkolla e kolegje ku mësohet Turqishtja e Arabishtja. Në kolegjin “Saadi” mësohet persishtja. Mendoj se është e nevojshme të ngrihet edhe këtu një degë e orientalistikës në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Redaksia e “Perlës” është e zotuar prej fillimit që ta ruaj dhe ta pasurojë traditën e studimeve tona orientale në mënyrë që edhe shkencat shqiptare të ketë një zë të vetin në këtë fushë, një zë që dëgjohet me shumë në forumet ndërkombëtare e orientalistikës. ”
Në kapitullin ” Albanologji” janë paraqitur 6 punime shkencore . Ku akademiku Prof.dr Myzafer Korkuti në punimin e tij :” Mbi karakterin enciklopedik të veprës së Aleksandër Stipcevicit ” ku ndër të tjera shkruan se jeta dhe vepra shkencore e ilirologut Aleksandër Stipcevic është sa përgjegjësi, aq edhe nder i vecantë. Ai ishte arkeolog , bibliograf, etnograf ishte shkencëtar dhe personalitet i shquar, që me pëkushtim dhe argumente shkencore mbrojti autoktoninë e ilirëve e të gjithë shqiptarëve dhe vendin dhe rëndësinë e tyre dhe historinë e Ballkanit Perëndimor. Veprimtaria shkencore e Aleksandër Stipcevicit karakterizohet nga korrektesa shkencore në plotësimin e përmirësimin e veprës me të dhënat e reja, si dhe me rishikimin e pikëpamjeve në dritën e zbulimeve të reja . Kjo dëshmohet më së miri në botimin në shqip të veprës” Ilirët, historia, jeta, kultura, simbolet e kultit”. Kështu Aleksandër Stipcevic ishte shkencëtar dhe personalitet i shquar shoqëror, që me veprën e tij shkencore enciklopedike hyn në radhën e alganologëve në zë të dekadave të fundit”.
Në kapitullin Iranologji janë paraqitur 3 punime . Autori Mohammad Xhafer Jahaki në punimin e tij ” Periudha moderne në letërsinë Perse” e ka ndarë në kapitujt a) hyrja, b) Struktura e vjetër dhe e re, c) Organizatë letrare fakulteti , ç) Parahapi, Teki Refati , d) Legjenda shprehja e poezisë Nimajane , dh) Le ta njohim më mirë poetin e Legjendën , Nima Jushixh , e) Nima pas Legjendës dhe pjesën e fundit Kuptimi i metamorfozës nga kënvështrimi i Nimës .”
Në kapitullin Përkujtime, pasqyrohet Androkli Kostallari dhe gjuhësia shqiptare në Maqedoni nga Remzi Nesimi dhe Valbona Toska .
Në kapitullin e parafundit Kronika Kulturore janë paraqitur 5 punime . Në kapitullin e fundit Nekrologji përkujtohe , 4 shkenctar si Robert Elsie ( 1950-2017) , Ndue Zef Toma ( 1931-2017), Kristaq Prifti (1932-2017), Engjëll Angoni ( 1928- 2017).
Përfundimisht, meritë e vecantë i takon Fondacionit Kulturor Saadi Shirazi dhe drejtuesit te tij Seyed Ahmad Hoseini Alast, i cili punon me mjaft përkushtim për lidhjen kulturore shqiptaro-iraniane.
Ibrahim HAJDARMATAJ
Kryetar i OJF-se “Mësuesi”