Numri i shtetasve nga Kosova që tani posedojnë nënshtetësinë gjermane figuron të jetë mbi 200.000. Këto të dhëna jepen në statistikat për vitin 2017 nga Bundestagu.
Por ky numër nuk përfshinë qytetarët që kanë shkuar në rrugë ilegale, e të cilët ende nuk kanë përfituar statusin, ose pjesa tjetër të cilët jetojnë më tjetër identitet.
Sipas këtyre statistikave shqiptarët nga Kosova janë vendin e 12-të, pas qytetarëve të shteteve të ndryshme që jetojnë në Gjermani.
Vendin e parë në listën e shteteve të preferuara padyshim e zë Gjermania, e cila sipas këtyre të dhënave i ka në mesin e saj 208.505 mijë persona nga Kosova, duke u ndjekur nga Zvicra me 145 mijë e 882 sosh.
Më pas në listë radhiten Italia me 44 mijë e 706 persona nga Kosova , Sllovenia me 35 mijë e 882, Austria me 34 mijë e 706 sosh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) me 25 mijë e 294, Franca e Suedia me nga 17 mijë e 59 persona secila, Britania e Madhe me 14 mijë e 706, Belgjika me 12 mijë e 941 dhe e fundit, sipas kësaj liste, rezulton të jetë Norvegjia me tetëmijë e 824 persona nga Kosova.