Ballina Kulturë SHPELLA KA KUDO…

SHPELLA KA KUDO…

-Satirë e ditës nga Azem BALIAJ –

O poet që tall shpellarët,
Ke lindur fiks në shpella,
Ku jot emë ruante gomarët
Ndezur epsh honet e thella!

Të paktën një ditë te vargjet
Hiqe emrin e “shpellarit”…
Flet jot emë nga bot’ e largët:
Budalla, s’je i gomarit!

Sikur vendi të rregullohej,
Duke sharë vetëm shpellarin,
Jot emë një ditë do zgjohej,
Të festonte me gomarin!

Shpella ka kudo në male,
Anembanë Shqipërisë…
Mos përtyp’ vargje në hale,
Ndrysho “mezen” e rakisë!

Lissus,15.05.2018.(ajb)