Përbërësit:
4 rrepa të mëdha
2 mollë jeshile të mëdha
1 mollë e kuqe
¼ filxhan me vaj ulliri
2 lugë uthull
1 lugë me lëkurë limoni
lëng limoni nga 1 kokërr
pak kripë deti
piper i zi
mente e freskët e prerë hollë
Përgatitja:
Me thikë prisni hollë të gjitha rrepat dhe mollët me trashësi gjysmë centimetri. Vendosini pjesët e prera në një tas sallate të madhe, sipas dëshirës mund t’i alternoni shtresat për një prezantim sa më të këndshëm. Nuk duhet harruar se paraqitja e bukur i shton shijen çdo lloj gatimi. Përziejini me vaj, uthull, lëkurën dhe lëngun e limonit, kripë dhe piper sipas shijes. Mund ta zbukuroni pjatën me mente dhe vaj ulliri. Është gatim që shërbehet direkt. Pjesën e mbetur mund ta ruani në frigorifer në një enë prej xhami deri në 2 ditë.