A ka ndryshim në përballimin e sëmundjeve midis femrave dhe meshkujve?
Në kongresin vjetor të “Shoqatës Amerikanë të Mikrobiologjisë” i organizuar në Boston kjo ka qenë tema kryesore dhe mjaft intriguese. Për këtë shoqatë është e një rëndësie thelbësore të njohin më në thellësi ndryshimet ndërmjet dy gjinive për sa i përket zhvillimit dhe evoluimit të sëmundjeve, në veçanti të atyre auto-imune.
Pedagogu i imunologjisë në Universitetin “Piemonte Orientale”, Umberto Dianzani është shprehur se prej vitesh është dalluar një disfavor i femrave në lidhje me sëmundjet auto-imune, sidomos për sa i përket patologjive që shfaqen pas pubertetit.
Siç thotë dhe Dianzani, sëmundjet auto-imune duken se janë më shumë prezente tek femrat duke evidentuar se 75% e njerëzve të prekur janë femra dhe 25% janë meshkuj. Por, në realitet këto diferenca mund të jenë shumë të ndryshme, për shembull është shumë i lartë bilanci midis dy gjinive në fillimet e sëmundjeve auto-imune sistematike (që i përkasin organizmit në tërësi) si sëmundjet kronike dhe sindroma “Sjögren”, ku raporti femër-mashkull është 9:1. Ndërsa në sëmundje si skleroza e shumëfishuar raporti femër-mashkull është 3:1.
Por, çfarë janë sëmundjet auto-imune dhe pse ky dallim ndërmjet gjinive?
Patologjitë auto-imune janë një grup heterogjen i sëmundjeve që karakterizohen nga fakti që sistemi imunitar, ai që duhet të mbrojë organizmin, i sulmon organet e shëndetshme të organizmit. Studimet mbi këto sëmundje edhe pse kanë avancuar shumë kanë ende pika të pa sqaruara. Një nga pyetjet e pa sqaruara është pse sëmundjet e tilla godasin vetëm gjininë femërore.
Një lloj përgjigjeje mund të jetë edhe fakti që femrat dhe meshkujt kanë një rol biologjik të ndryshëm të lidhur ngushtë edhe me lindjet, ku femrat mund të kenë krijuar një imunitet të shpejtë dhe të fortë për të përballuar infeksionet pas lindjes, shkruan ballkanweb. Studimet mbi këto fakte tregojnë se disa faktorë të këtyre sëmundjeve mund të jenë: Hormonet dhe gjenetika.
Në një studim të kryer, studiuesja Linde Meyaard ka treguar sesi organizmi i gjinisë femërore është në gjendje të eliminoje më shpejt virusin e hepatitit pas infeksionit, por zhvillojnë më lehtësisht simptomat e lidhura me sëmundjet auto-imune.
Por, sa mund ta përmirësojnë jetesën e njerëzve të prekur me sëmundjet auto-imune kërkimet e bëra së fundmi në ndryshimet ndërmjet gjinive?
Të gjitha këto ndryshime ndërmjet femrave dhe meshkujve na bëjnë të kuptojmë sa të rëndësishëm janë faktorët hormonalë për zhvillimin e sëmundjes, por ende nuk dihen shkaqet e fillimit të saj.