Produktet që ndoshta nuk i dinim se kanë një datë skadence

Gjithmonë jemi treguar të vëmendshëm mbi datën e skadencës që kanë ushqimet ose produktet e bukurisë por harrojmë se janë edhe disa produkte të tjera shtëpiake të cilat kanë një datë skadence, dhe kjo duhet respektuar për të mirën e shëndetit tonë.

Në këtë artikull do t’ju njohim me këto produkte të cilat kanë një përdorim të gjërë në shtëpitë tona, por përdorimi i tyre kohor duhet të jetë i kufizuar:

Jastëkët- 2 deri në 3 vite

Padyshim që mamatë tonë mundohen t’i mbajmë ato sa më pastër por edhe jastëkët kanë një datë skadence dhe ato nuk rekomandohet të përdoren më shumë se 2 ose 3 vite pasi bëhen burim infeksionesh dhe shkaktojnë dhimbje qafe pasi humbin formën e tyre.

Image result for jasteket

Shapkat e shtëpisë 6 muaj

Shapkat e shtëpisë nuk rekomandohet të mbahen në përdorim më shumë se 6 muaj për shkak se ato janë një burim perfekt për infeksione. Gjithashtru rekomandohet që gjatë kohës së përdorimit ato të lahen dhe të pastrohen sa më shpesh.

Image result for shapka shtepise

Sfungjeri i dushit- 2 javë

Sfungjeri është padyshim objekti me i pisët që kiemi në shtëpi për shkak se krijojnë një mjedis ideal për mikrobet, për këtë arsye nuk rekomandohet të përdoren për më shumë se dy javë.

Peshqirët:

Ashtu si dhe sfungjeri, peshqiri i lagur i banjës është mjedis perfekt për mikrobet, të cilat nuk mund të zhduken vetëm duke i larë ato.

Peshqirët e dushit kanë një jetëgjatësi më të madhe, kjo për shkak të përbërjes së tyre natyrale. Ju mund t’i lani me ujë të nxehtë për të vrarë mikrobet, por gjithsesi nuk mund t’i përdorni më shumë sesa 6 muaj.

Peshqirët e fshirjes kanë një afat më të gjatë skadence. Ju mund t’i përdorni nga 1 deri në 3 vjet.

Batanijet- 7-10 vite

Batanijet kanë tendencë të kalojnë nëpër të njëjtat ndryshime si jastëkët. Megjithatë, ato mund të “jetojnë” më gjatë – deri në 7 vjet. Me trajtim të kujdesshëm dhe tharje të rregullt, ju mund të zgjasni jetën e një batanije deri në 10 vjet. Pas kësaj, do të duhet të blini një të re.

Image result for batanie

 

Dyshekët8-10 vite

Mos harroni të merrni një dyshek të ri kur të shkoni për të blerë një batanije të re, sepse ato duhet gjithashtu të ndryshohen çdo 8-10 vjet. Gjithashtu, mbani në mend që dysheku duhet të kthehet çdo 6 muaj në mënyrë që të mos konsumohet aq shpejt.

Image result for dysheke

Pastë dhe furçë dhëmbësh:

Një furçë dhëmbësh duhet të ndryshohet çdo 3 muaj, në mënyrë që të mos kthehet në një inkubator të baktereve.

Pasta e dhëmbëve duhet të mbahet jo më shumë se 1 vit pas hapjes së saj. Prandaj, nëse e keni prej një kohe të gjatë, kontrolloni datën e skadimit.

Krëhëri i flokëve- 1 vit

Krëhëri i flokëve duhet pastruar dhe larë vazhdimisht por duhet patjetër ndërruar pas një viti.

Furçat dhe sfungjerët e Make-Up-it:

Jo vetëm që duhet të lani brushat e kozmetikës pas çdo përdorimi, gjithashtu duhet t’i freskoni ato çdo 5 vjet – lëkura juaj do t’ju falënderojë për këtë.

Sfungjerët duhet të rinovohen çdo 6 muaj.

Parfumi- 2 deri në 3 vite

Parfumet që kanë vajëra esencialë në përbërjen e tyre skadojnë pas 3 vjetësh nëse janë ende të mbyllur dhe pas vetëm 2 vjetësh nëse shishja është hapur. Ndërkohë, Eau de Toilette skadojnë 4 vjet pas hedhjes në treg nëse shishja e tyre nuk është hapur dhe vetëm 2 nëse është nisur përdorimi.

Image result for parfume

Biberoni – 2 deri në 5 javë

Biberoni është një produkt shumë i domosdoshëm për fëmijët dhe përderisa kemi të bëjmë më një bebe duhet të jeni shumë vigjelentë në mbajtjen pastër të tij, por nuk duhet të harrojmë që ky produkt për shkak të përdorimit mund të prishet si dhe mund të shkaktojë ndonjë infeksion tek fëmija. Biberoni i bebeve nuk mund të përdoret më shumë se 2 deri në 5 javë dhe arsyet për këtë janë të qarta… Bakteret që ato mund të marrin gjatë kohës së përdorimit mund të transmetohen tek bebet.

Image result for biberon

Ndenjësja e fëmijës në makinë- 6 deri në 10 vite

Sedilja e bebeve skadon pas 6-10 vjet përdorimi. Ndonëse mund të duket e çuditshme, në fakt ato nuk mund të përdoren për më shumë se sa kjo kohë. Pavarsisht materjalit i cili është shumë mbrojtës, ndenjësja e fëmijës me kalimin e viteve mund të humbë formën dhe nuk ka më efektin mbrojtës, për këtë është mirë që ulësja të ndërrohet dhe të merret një e re. Materialet nga të cilat “sergiolinot” janë prodhuar dobësohen me kohën, ndaj më mirë blini një të re se sa të rrezikoni.

Image result for seggiolino in car

Altetet për vrapim- 1 vit

Pas një vrapi të gjatë padyshim që dhe atletet humbin formën e tyre dhe nëse kjo përsëritet vazhdimisht të jeni të sigurt që shumë shpejt do t’i nxirrni jashtë përdorimit. Ato mund të përdoren për rreth një vit, ose më mirë të themi pasi keni lëvizur me to për rreth 350-400 milje.

Image result for atletet per vrapim

Dërrasat e prerjes prej druri- 3 vite

Ato duhet të zëvendësohen çdo 3 vjet. Përndryshe, ato bëhen një mjedis i mirë për bakteret.

Për më tepër, dërrasat e prerjes tentojnë të humbasin formën e tyre për shkak të lagështisë dhe thikave.

Spatula-2 vite

Spatulat për përzierjen e ushqimit, lugët dhe mjete të tjera që shpesh prekin ushqimin duhet të ndryshohen çdo 2 vjet. Kjo është veçanërisht e këshillueshme për enët prej druri.

Sfungjerët e enëve- 2 javë

Periudha e përdorimit të sigurt dhe efektiv të këtyre sfungjerëve është vetëm 2 javë.

Vitaminat- 3 vite

Vitaminat mund të ruhen vetëm për 3 vjet. Ato nuk do të kthehen në një armë biologjike pas mbarimit të datës së skadimit, por do të humbasin sigurisht karakteristikat e tyre të dobishme.

Celulari:

Për fat të keq, edhe smartfonët kanë një datë skadimi. Ju mund të prisni operim të qëndrueshëm nga smartfoni i ri brenda vetëm 2-3 viteve të ardhshme. Pas kësaj periudhe, ajo do të fillojë të ketë ndërprerje të papritura në aktivitetin e saj. Kjo sidomos lidhet me modelet me bateri të parinovueshme.

Erëzat- 1 deri në 2 vite

Erëzat skadojnë pas 1-2 vjetësh, megjithatë jo të gjitha. Disa nga erëzat që përdorni në kuzhinë e kanë jetëgjatësinë vetëm 6 muaj, e më pas e humbasin aromën.

Mielli- 6 deri në 12 muaj

Mielli i mirë mund të mbahet në shtëpi i hapur deri në 6 muaj, ndërsa mielli i një cilësie shumë të mirë mund të mbahet edhe deri në një vit.

Image result for mielli

Bustinat e çajit6 muaj

Edhe në ambalazhim të mbyllur dhe të paketuar mirë, bustinat e çajit nuk janë më të përshtatshme për t’u konsumuar pas 6 muajsh për shkak të aftësisë së gjetheve të çajit për t’u fermentuar.

Bombulat antizjarr- 15 vite

Ato nuk jetojnë përjetësisht. Ato duhet t’i ndërroni pas 15 vjetësh, për të qenë më të sigurt se kur t’ju duhen do të funksionojnë.

Related image

Prizat e shumëfishta- 1 deri 2 vite

Duhet t’i ndërroni pas maksimumi 1 deri në 2 vjet. Çdo prizë ka kapacitetin e saj, ndaj kjo kohë është e mjaftueshme që ato të konsumohen.

Related image

Disifektuesit – 3 muaj

E humbasin efektin e tyre pas një periudhe kohore. Më e mira është që pas tre muajsh që i keni në shtëpi t’i ndërroni.

Image result for dezinfektuesit

Peroksid Hidrogjeni- 2 muaj

Peroksidi i hidrogjenit ruhet në kabinetin e ndihmës së shpejtë në shtëpitë e shumicës prej nesh, por shumë pak njerëz e dinë se në formë të hapur i humbet vetitë e tij pas 2 muajsh. Edhe një i pahapur do të skadojë pas një viti.

Spray për mushkonjat – 2 vjet

Skadon pas 2 vjetësh. Nëse kalon kjo kohë, atëherë ai nuk do të bëj më efekt.

Image result for spray mushkonja

Syzet- 2 vite

Me kalimin e kohës xhamat e syzeve nisin të lejojnë sa më shumë rreze brenda, kjo për faktin se janë “konsumuar” nga rrezet ultraviolet. Okulistët sugjerojnë që syzet të ndërrohen një herë në dy vite.