Një person i paidentifikuar ka postuar në faqen amerikane Buzzfeed një artikull shumë interesant, duke treguar zakonet e shumë shqiptarëve, me titullin “E dini që jeni shqiptar kur…”
Ndiqni në vijim karakteristikat që ju zbulojnë:
- Gjysma e njerëzve që ju njihni janë kushërinjtë tuaj dhe sigurisht që gjyshërit tuaj do të sigurohen që t’i takoni të gjithë, edhe kur bëhet fjalë për kushërinjtë e brezit të katërt.
- Në dasmën tuaj ju keni 400 mysafirë, edhe pse njihni vetëm ¼ e tyre.
- Me shumë mundësi në shtëpinë tuaj ka më shumë alkool sesa në barin e lagjes. “Veç pak raki”.
- Vajzat nuk mund të veshin të njëjtin fustan në dy dasma, sepse të gjithë do ta vinin re.
- Ju e përdorni rakinë për çdo gjë, si ilaç, pije, locion pastrues dhe lista është e gjatë…
- Nëna juaj është e fiksuar pas pastërtisë dhe e pastron shtëpinë 7 herë në ditë. Nëse një mysafir vjen në shtëpinë tuaj dhe e gjen rrëmujë ajo nuk do të flejë për një javë.
- Ka më shumë mish në frigoriferin tuaj sesa në supermarket.
- Vazhdoni të hani bakllava edhe një muaj pas festave të fundvitit.
- Pavarësisht nëse jeni i krishterë, mysliman apo ateist, festoni Vitin e Ri më shumë se çdo festë tjetër.
- Ekziston gjithmonë një kushëri me të cilin prindërit tuaj nuk flasin.
- Gjyshja juaj do të ngrihet të gatuajë për ju edhe nëse është në shtratin e vdekjes.
- Të gjithë ndiheni krenarë për Rita Orën, Dua Lipën, Era Istrefin..
- Rrini dhe bisedoni për 1 orë te dera e shtëpisë së një miku para se të largoheni.
- Gjysma e njerëzve që njihni janë kushërinjtë tuaj
- Lini bakshish edhe në supermarkete
- Nëse jeni nga Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi praktikoni turizmin patriotik – Nëse vizitoni gjirin shqiptar çdo verë të jetës suaj, e nëse shpenzoni aty paratë jeni një patriot i pamohueshëm
- Sa herë që gjyshi juaj sheh politikanë në televizor do t’i bërtasi atyre për 20 minuta
- Çdokush rreth jush di si të shajë në shqip
- Kur gjyshja juaj pëson atak në zemër nëse nuk keni ngrënë
- Jeni me katër miq në tavolinë dhe secili ka bindje të ndryshme politike
- Një djalë që keni qejf ju pyet “A jeni vajzë e mirë?” dhe ju bëni çdo gjë për ta bindur
- Shqiptarët martohen vetëm më shqiptarë
- Habiteni (në mënyrë pozitive) kur serbët nuk ju shajnë apo komentojnë në videot tuaja në Youtube
- Prindërit e miqve tuaj shqiptarë gjithmonë ju pyesin se si fëmijët e tyre shkojnë në shkollë (sikur nuk jetojnë me ta)
- Kur prindërit tuaj nuk janë në shtëpi, dhe një nga miqtë e tyre shqiptarë ju telefonon, bëni mirë të keni një shpjegim se ku janë prindërit
- Nëse jeni ftuar për darkë, ata që ju mirëpresin refuzojnë ta besojnë se stomaku juaj ka një limit, dhe ofendohen kur ju nuk e mbaroni pjatën e pestë.
- Keni frikë të kolliteni apo të teshtini para prindërve sepse automatikisht ata do ju bërtasin pse jeni sëmurë
- Të gjithë miqtë tuaj janë lodhur duke dëgjuar nga ju se Nënë Tereza, Eliza Dushku, Vëllezërit Belushi dhe krijuesi i Viagrës kanë origjinë shqiptare
- Mbani ndonjë lloj forme të flamurit shqiptar, në bluzë, në varse, tatuazh ose sfond në telefonin tuaj celular
- Mamaja ju detyron të vishni një “kanatjere” sa herë që dilni që të mos ftoheni
- Festoni të gjithë festat fetare, pavarësisht besimit tuaj
- Jeni në restorant me familje të tjera shqiptare dhe ka një sherr 10 minutësh se kush do paguajë, që përfshin sharje,goditje dhe madje grisje të parave
- Mamaja ju bërtet në shqip përpara shoqeve të tua të huaja
- Babai juaj gjithmon tenton të bashkohet me komunitetin shqiptar
- Jeni futur në telazhe në klasë të 10-të kur bëtë me bojë murin e klasës me flamurin shqiptar
- Kur jeni me një shqiptar dhe nuk i dini emrin, thjesht i thërrisni “ej Shqipe” 3
- Keni ose një Mercedes të zi ose një BMW përpara shtëpisë tuaj
- Prindërit tuaj ju tregojnë histori se si ecnin 8 milje në 1.5 meter trashësi bore zbathur në kodra e male për të shkuar në shkollë
- Babai juaj ka therur derr apo qingj
- Shkoni në festa shqiptare vetëm për tu dukur
- Bëheni shumë shpejt me nerva