Nga Skënder HAKLAJ
Shumkush që
m’ka pyet per ty
Si je rritur
Si ke ecur
Si ke hy në histori?
Si këngtare
hej me famë
dhe si je kthye
vet në kangë.
e ndoj femijë
a ke lanë?
Po….
Të gjithve
u kam thanë!
Në ç’do akord
të çiftelisë
Dhjet’ nga dhjetë
i ka vargisë
Tuj përkund djepet
e melodisë
E shpi për shpijë
mbarë malsisë
don’ rinia t’i ngjasojnë
e si Fatimja të këndojnë!
Edhe unë e kujtoi
sinqerisht e nderoi
Dhe pranë varrit
do t’i shkoi
E do ta puth
n’mermer të bardhë
sikur motrën
mu në ballë!
…………………..
Eh..
Sa peshon
gabim i moshës
Para varrit
E para botës