Pikturat që janë shitur me çmime rekord

Njerëzit e pasur nëpër botë kanë thyer rekorde me çmimet e blerjes së veprave të artit më të rëndësishme në vitet e fundit.
Kur kryevepra e Pablo Pikasos, “Les Femmes d’Alger” (Femrat algjeriane) u shit në ankand në qytetin e Nju Jorkut për 179 milionë paund, theu rekordin e shitjes së një pikture në ankand. Por prapë se prapë nuk është piktura më e shtrenjtë në botë. Ajo mban vendin e 4-t. Ja kush janë 10 pikturat më të shtrenjta në histori:

1. “When will you marry” (Kur do të martohesh) nga Paul Gauguin – 300 mln dollarë

1
Piktura e Gaugin e vitit 1982 që përmban dy femra tahitiane, theu rekordin e veprës së artit më të shtrenjtë në botë, kur Katari e bleu atë nga një koleksionues zviceran për më shumë se 300 mln dollarë në muajin shkurt. U pikturua gjatë udhëtimit të parë të Gaugin në Tahiti, ku ai tha se udhëtoi për t’u arratisur nga çdo gjë që është artificiale dhe konvencionale në Europë.

2. “The card players” (Lojtarët e letrave) nga Paul Cezanne – 274 mln dollarë

2
Ishte përsëri Katari që mbante rekordin për blerjen e kësaj vepre, kur e bleu në vitin 2011, një nga dhjetra punimet kryesore të perëndimit. Ajo përmban dy persona që luajnë letra, modele të zgjedhura nga Cezanne nga familja e tij : kopshtari dhe fermeri.

3. “No. 6” (Numri 6) nga Mark Rothko – 186 mln dollarë

10398
Dmitry Rybolovlev, një miliarder rus, shpenzoi 186 mln dollarë, duke vendosur një rekord për veprën e një piktori amerikan. Megjithatë, tani ndodhet në një mosmarrëveshje ligjore me Yves Bouvier, tregtarin e artit, të cilin e akuzon për çmimin.

4. “Les Femmes d’Alger” (Femrat e Algjerisë) nga Pablo Picasso – 179.3 mln dollarë

3

Pikaso krijoi një seri prej 15 versionesh të “Les Femmes d’Alger” i inspiruar nga mjeshtri francez Eugene Delacroix, i cili në vitin 1834 kishte pikturuar “Women of Algiers” në apartamentin e tyre. Versioni O shënon majën e serive dhe që janë konsideruar si të rëndësishme për Pikason.

5. “No. 5” (Numri 5) nga Jackson Pollock – 165,4 mln dollarë

4
Një shitje e bërë në fshehtësi. David Martinez thuhet se e bleu pikturën 8 këmbë të gjatë dhe 4 këmbë të gjerë nga Daivd Geffen, manjati bashkëthemelues i Dreamworks. Më pas David Martinez lëshoi një deklaratë duke thënë se nuk e zotëronte ai.

6. “Woman 3” (Femra 3) nga Willen de Kooning – 162.4 mln dollarë

5
Një tjetër pikturë e shitur nga David Geffen në vitin 2006, u ble nga Steven Cohen, një miliarder. Ishte e treta në serinë e 6 pikturave të De Kooning, një ekspresionisti abstrakt, e bërë ndërmjet viteve 1951-1953. Ishte pjesë e Muzeut të Teheranit.

7. “Le Reve” (Ëndrra) nga Pablo Pikaso – 158.5 mln dollarë

6
Kjo pikturë u ble në vitin 2013 nga Steven Cohen, një nga koleksionuesit më të madh të artit në Wall Street. Marrëveshja u arrit në vitin 2006, por i zoti i saj Steve Wynn, manjat kazinosh, e dëmtoi pak më bërryl pikturën pasi nuk e pa. Marrëveshja gjithsesi u arrit pasi piktura u riparua.

8.“Portrait of Adele Block-Bauer” (Portreti i Adele BlockBauer) nga Gustav Klimt – 158.4 mln dollarë

7
Ronald Lauder, manjati i kozmetikës, e bleu portretin ngjyrë ari në vitin 2006. Gjatë asaj kohe u konsiderua një rekord për blerjen e pikturës. Sipas kësaj pikture është realizuar edhe filmi “Woman in Gold”, me aktore Helen Mirren.

9. “Portrait of Dr Gachet” (Portreti i Dr Gaxhet) nga Vinsent Van Gog – 152 mln dollarë

8
Portreti i Van Gog i mjekut që u kujdes për veten muajt e fundit të jetës së tij theu rekordet kur u shit në vitin 1990. Portreti u ble nga një tregtar veprash arti nga Tokio, industrialisti japonez Ryei Saito. Kur Saito vdiq me borxhe, piktura u zhduk në tregun ndërkombëtar dhe gjurmët e saj mbeten të panjohura.

10. “Three Studies of Lucian Freud” (Tre studime nga Lucian Freud) nga Francis Bacon – 145 mln dollarë

10
Mban rekordin aktual të ankandit pasi u shit në shtëpinë e artit në Nju Jork në vitin 2013. Ajo e kaloi shumë shpejt vlerën e saj prej 85 mln eurosh. Piktura u bë në vitin 1969, dhe tregon shokun e Bacon, Lucian Freud, që është një piktor britanik.