Çdo vit publikohet renditja e njerëzve më të pasur në botë, por ajo tani duhet të bëhet edhe për macet.
Çmimi për më të pasurën duhet të shkojë për macen e quajtur Pilu, një mace e familjes Veronese.
Me vdekjen e së zonjës Anna Cecilia D macja ka trashëguar një pasuri prej gjysmë milioni euro.
Këto para mund të përdoren vetëm për shpenzimet veterinare, mirëmbajtjen dhe çdo nevojë tjetër të certifikuar të Pilus.
Gruaja vdiq më 20 prill, në moshën 88 vjeçare dhe duke mos pasur fëmijë, nipër e mbesa, ajo ka vendosur të lërë gjithçka për mikun e saj më të mirë, Pilùn, të cilin e kishte adoptuar.
Cecilia Anna D. Ishte një ish-zyrtare e Kryesisë së Këshillit të Ministrave dhe ka lënë në testament një milion e gjysmë euro për macen.
Kjo është një histori që na sjell në mendje filmat e famshëm vizatimor të Disney, si përshmebull “The Aristocats”, ku këlyshët janë trajtuar si fëmijë nga e zonja.