Një sondazh i kryer në 15 vende të BE-së në mes të viteve 2008 dhe 2015 tregon se koha jashtë punës që të rriturit shpenzojnë për aktivitetet e lidhura me ekranin, siç janë shikimi i televizionit ose mediave të tjera, duke luajtur lojëra kompjuterike ose aktivitete të tjera në ekrane smartfonash, kryesohet nga grekët. Më shumë se 3 orë në Greqi shpenzohet përpara ekraneve, që s’ka lidhje me punën, e më pak në Europë shpenzohet në Itali, me më pak se dy orë në ditë. Anketa mbulon grupmoshat 20 deri në 74 vjeç, raporton Eurostat.
Në Greqi, 95.1% e popullsisë së anketuar thonë se ata janë angazhuar në aktivitete të lidhura me ekranin jashtë punës. Ata u pasuan nga Finlanda (92.9%), Polonia (91.6%) dhe Rumania (91.5%).
Të anketuarit nga Franca (84.2%), Italia (84.5%) dhe Austria (87.0%) raportuan pjesën më të ulët të kohës së shpenzuar në ekrane tv, kompjuteri apo telefoni, jo për punë.
Për sa i përket aktiviteteve para ekranit, kohëzgjatja mesatare e pjesëmarrjes shkon nga 3 orë 17 minuta në Belgjikë dhe 3 orë e 14 minuta në Greqi, që kryesojnë listën.
Burimi: Monitor