Ballina Diaspora U NDA NGA JETA BIRI IM I VETËM, JERIN VAN DEN BRINK,...

U NDA NGA JETA BIRI IM I VETËM, JERIN VAN DEN BRINK, NË TË TETËMBËDHJETAT E TIJ…

Miqtë e mi,

Mbrëmë, në një orë të vonë të natës, u nda nga jeta Biri im i vetëm, Jerin van den Brink, në të tetëmbëdhjetat e tij, prej një sëmundjeje shumë të rrallë, nga e cila vuajti kohët e fundit.

Nuk është e lehtë për një nënë ta lyejë bojën me të zezë për të tillë lajm, as ta pranoj humbjen e qenies më të dashur që pata, dhe kam, mbi këtë dhé.

Me drojën se nuk do të mësohem kurrë me mungesën e tij, uroj të dëgjoj vetëm lajme të mira prej jush.

Sipas dëshirës së Jerinit, ceremonia e lamtumirës do të mbahet me një rreth të ngushtë familjar e shoqëror në Utrecht të Holandës, ku im Bir jetonte prej disa vitesh, pas një fëmijërie të gjatë në Shqipëri.

Për miqtë e mi në Shqipëri, do të jem në Atdhe përgjatë muajit qershor.

Flutura AÇKA

Shkrimtare, botuese, publiciste

Holandë, 6 maj 2018