Ballina Kulturë DIGA TË MËDHA PËR TË NDALUAR HARRESËN DHE RRËNJOSUR DASHURI PËR KËTO...

DIGA TË MËDHA PËR TË NDALUAR HARRESËN DHE RRËNJOSUR DASHURI PËR KËTO VATRA ARBNORE NË PLAVË E GUCI

Prej kur e kam njohur në hershmërinë e rinisë time Ramiz Lushaj vetëm sa ka lëshuar shtat në kujtesën më të mirë timen dhe të gjithë bashkombasve që e duan historinë e trojeve tona.

Një enciklopedi që vetshpaloset çdo ditë dhe vjen e të ngulitet me urti, thjeshtësi e vendosmëri – do të ishte përkufizimi im për Ramiz Lushën.

Edhe Plava dhe Gucia, si Kosova, Presheva dhe Çamëria, nga pena e Ramizit vijnë sa të ëmbla dhe me nostalgji! 

Ramizi proteston të ndërtohen diga në Plavë për të ruajtur ekologjinë, ndërkohë që ka ndërtuar diga të mëdha për të ndaluar harresën dhe rrënjosur dashuri për këto vatra arbnore në Plavë e Guci !

Guxim ALIMANI